Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pritet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbën e thyer, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Pas një ekzaminimi të kryer këtë të shtunë në Spitalin Memorial të Fierit, mjekët i kanë rekomanduar kryerjen e një operacioni. Ndërkohë, Veliaj ndodhet në ambientet spitalore të burgut të Fierit, ku u transferua për shkak të frakturës në këmbë.