“Të bashkuar si një komb”, studentët e Universitetit Bujqësor ngrihen në protestë

11/03/2022 11:26

Studentët e Universitetit Bujqësor janë mbledhur në protestë mëngjesin e sotëm, për të kërkuar uljen e çmimeve.

Përpara ambientit të universitetit, ata janë bashkuar për të protestuar, teksa brohorasin “Të bashkuar si një komb”.

Më herët studentët e Universitet të Tiranës, paralajmëruan se do të ngrihen në protestë ditën e sotme ne orën 16:30, për të kërkuar uljen e çmimeve.

Njoftimi është ndarë në rrjetet sociale, ku kërkohet që të gjithë studentët të nisen nga universiteti i tyre dhe të marshojnë para kryeministrisë.

Top Channel