Zëvendës-presidentja e SHBA Kamala Harris tha se Vladimir Putin nuk është i interesuar për “diplomaci serioze”.

Duke folur nga Rumania, Harris tha se objektivi kryesor i Shteteve të Bashkuara është të jenë të vendosura për të gjetur një zgjidhje diplomatike.

“Që nga fillimi, Shtetet e Bashkuara janë përpjekur sinqerisht të angazhohen në diplomaci. Nga gjithçka që dimë dhe kemi parë, Putini nuk tregon asnjë shenjë të përfshirjes në diplomaci serioze,” shtoi ajo.

Ajo tha se ndërsa përpjekjet për diplomaci vazhdojnë, Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj. Mënyra më e mirë, sipas saj, për të zgjidhur ështjen aktuale mes Ukrainës dhe Rusisë është diplomacia.

“Të bashkëjetojnë me angazhimin tonë për të siguruar që aleancat tona të jenë të forta dhe se duhet të ketë pasoja serioze dhe përgjegjësi për atë që po bën Rusia,”i drejtohet ajo Rusisë.

Top Channel