Kjo është dita e tretë e protestës së qytetarëve në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë për rritjen e çmimit të naftës që ka sjellë edhe rritjen e çmimit të produkteve të tjera.

Sapo ka nisur protesta në qytetin e Lezhës, ku qytetarët janë ulur këmbëkryq në rrugë duke shkaktuar radhë të gjatë mjetesh pasi bllokuan autostradën Lezhë-Shkodër.

Nuk ka zgjatur shumë çaste sepse ka ndërhyrë policia.

Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama, çmimi i naftës këtë të premte ka nisur të ulet, por sipas një vëzhgimi të korrespondentëve të Top Channel në të gjithë vendin, vihet re se disa kompani ende abuzojnë duke e mbajtur çmimin më lart se të tjerët.

Në Lezhë, çmimi në pikat ku shkoi grupi ynë i xhirimit luhatej nga 216 lekë për litër në 225.

Top Channel