Në ditën e tretë të protestës kundër rritjes së çmimeve, qytetarët kanë qëndruar për rreth 2 orë para kryeministrisë dhe më pas kanë nisur marshimin në bulevard duke bllokuar rrugët.

“Populli i bashkuar” dhe “Asnjë lekë më shumë” dëgjohen duke brohoritur njëzëri protestuesit.

Para pak çastesh, me anë të një postimi në Twitter, Rama thotë se nuk është populli, por pakica e zhurmshme në kërkim të rrëmujës. Sipas tij, protestat janë përpjekje e ulët e të njëjtave hije të së shkuarës duke iu referuar opozitës që e cilëson ndryshe si “dorën e nongratave të shpallur e të pashpallur”.

“Për kë e njeh dorën e nongratave të shpallur e të pashpallur, këto protesta janë një përpjekje e ulët e të njëjtave hije të së shkuarës për të manipuluar njerëzit duke hedhur gurin e fshehur dorën! Ky nuk është populli, por e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës!”, shkruan Rama.

Top Channel