BE njofton më shumë sanksione kundër Rusisë, përfshin ndalimin e eksportit të mallrave luksoze dhe goditjen e aseteve të kriptove

Një paketë e katërt e sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e saj “të pamëshirshëm” të Ukrainës, do të vendoset nesër nga Bashkimi Evropian, tha të premten kreu i Komisionit Evropian.

Të shtunën, blloku “do të marrë një paketë të katërt masash për të izoluar më tej Rusinë dhe për të shteruar burimet që përdor për të financuar këtë luftë barbare”, tha në një deklaratë presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen .

“Së pari, ne do t’i mohojmë Rusisë statusin e kombit më të favorizuar në tregjet tona. Kjo do të revokojë përfitimet e rëndësishme që Rusia gëzon si anëtare e OBT-së. Kompanitë ruse nuk do të marrin më trajtim të privilegjuar në ekonomitë tona,” tha von der Leyen.

Po ashtu, von der Leyen tha se do të punojë gjithashtu për të pezulluar të drejtat e anëtarësimit të Rusisë në institucionet kryesore financiare shumëpalëshe, si Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.

Gjithashtu, von der Leyen ka shtuar se BE do të sigurohet që shteti rus dhe elitat e tij nuk mund të përdorin asetet e kriptove për të anashkaluar sanksionet dhe do të ndalojë eksportet në Rusi të mallrave luksoze të BE-së dhe importin e mallrave të hekurit dhe çelikut.

Top Channel