Edhe në Lezhë çmimi i naftës ka pësuar ulje të lehtë ditën e sotme.

Në një vëzhgim të bërë nga Top Channel, karburantet e kanë ulur me 20 lekë çmimin e naftës krahasuar me një ditë me parë.

Ndërkohë ka ende pika karburanti në Lezhë që vazhdojnë me çmimin e naftës me 245 lekë (Kastrati) dhe me çmimin me të ulet me 215 lekë (Veliaj Petrol) i cili ishte dhe një nga karburantet që kishte edhe radhë për tu furnizuar me naftë.

Qytetarët shprehen se protestat kanë ndikuar ne uljen e çmimit të naftës ndërkohe bëjne thirrje që protestat të mos ndalojne deri në vënien nën kontroll të çmimit.

Lista e çmimeve në Lezhë:

Kastrati:2.45

Bolv Oil:2.25

Juk Oil:2.25

Gega Oil: 2.23

Veliaj Petrol: 2.16

Kujtojmë se ditën e sotme do të ketë përsëri protesta në Lezhë, Laç dhe Rrëshen.

Top Channel