Video/ Momenti kur autori qëllon pa mëshirë në Turqi, nxënësit vrapojnë të tmerruar nëpër klasa
Presidenti Zelensky tha se Ukraina ka arritur një pikë kthese dhe është në rrugën drejt fitores.
“Nuk është e mundur të thuhet se sa ditë do të duhen për të çliruar tokën tonë ukrainase.Por është e mundur të thuhet se do ta bëjmë këtë sepse kemi arritur tashmë pikën e kthesës strategjikisht – jemi në rrugën e fitores sonë”, tha presidenti ukrainas në një lidhje direkte.
Zelensky tha se kjo është një luftë patriotike kundër një armiku ‘kokëfortë’ që nuk i intereson që ka humbur me mijëra ushtarë.
Ai përsëriti thirrjen e tij për BE-në që të bëjë më shumë për Ukrainën ndërsa Rusia zgjeron sulmin e saj, duke synuar qytete të reja brenda natës.
“Nëse vazhdon kështu, çmimi i sanksioneve për Rusinë nuk është i mjaftueshëm… ne presim sanksione të reja. Rusia duhet të paguajë për këtë luftë tmerri”, shtoi presidenti ukrainas.
Top Channel