OKB-ja nuk është në dijeni të ndonjë programi të armëve biologjike në Ukrainë

11/03/2022 18:18

Shefja e çarmatimit e OKB-së Izumi Nakamitsu tha se Kombet e Bashkuara nuk janë në dijeni të ndonjë programi të armëve biologjike në Ukrainë.

Pas kërkesës së Rusisë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së u mblodh për të diskutuar pretendimet e saj, të paraqitura pa prova, për “aktivitetet biologjike” të SHBA-së në Ukrainë.

Nakamitsu ngritit një tjetër shqetësim për situatën e luftës në Ukrainë, lidhur me sigurinë e  termocentraleve bërthamore në Ukrainë, ku kërkoi dhe marrjenn e masave të menjëhershme për ta shmangur problemet.

Sipas saj, një aksident që përfshin objektet bërthamore në Ukrainë mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin publik dhe mjedisin. Po ashtu, ajo tha se mundësia e një aksidenti të shkaktuar nga dështimi i furnizimit me energji të reaktorit, ose pamundësia për të siguruar mirëmbajtje të rregullt po rritet nga dita në ditë.

Rusia po akuzon Ukrainën për zhvillimin e armëve në laboratorë secrete. Armët kimike janë çdo lloj municioni që mbart toksina ose substanca kimike që sulmojnë sistemin e trupit. Ukraina thotë se kjo është qesharake dhe nuk ka as armë kimike dhe as biologjike. Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë nënshkruar Konventën për Armët Kimike, ku të gjitha këto lloj armësh kimike janë rreptësisht të ndaluara nga ajo.

Top Channel