E shtunë, 12 Mars 2022
17:09
Gratë protestuese përdorin trupin e zhveshur si ‘armë’ kundër pushtimit rus të Ukrainës (fotot)

Grupi i grave ‘rebele’ Femen ka qenë shpesh në titujt e faqeve të para për protestat e tyre gjysmë-nudo në vende të ndryshme simbolike, ashtu si dhe kesaj radhe për të dënuar pushtimin e Ukrainës nga ushtria e Rusisë.

17:08
“Rusia, presion Serbisë për të goditur Kosovën”, alarmi i Kurtit për The Guardian!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani paralajmëruan për një destabilizim të situatës së sigurisë në Kosovë e Ballkan tani pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

17:06
“Urgjent ndaloni luftimet”, Macron e Scholz telefonojnë Putin!

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez,  Emmanuel Macron, telefonuan shefin e Kremlinit Vladimir Putin duke i kërkuar hapur vendosjen e menjëhershme të armëpushimit në Ukrainë.

17:02
Salianji: Nuk kam frikë! Nuk ka pasur kërcënim, por tension me Bashën

Mbledhja e grupit parlamentar të PD ka përfunduar pas 6 orësh.

17:01
Biden paralajmëron Luftën e Tretë Botërore: Përplasja NATO-Rusi, katastrofike!

Pasi e ndaloi personalisht dërgimin e avionëve luftarakë MIg29 nga Polonia në Ukrainë, Joe Biden paralajmëroi sërish mbi rrezikun e një Lufte të Tretë Botërore.

16:57
Grida Duma nuk është dakord me konkluzionet e Alibeajt: Duhet dorëheqje!

Deputetja Grida Duma nuk është dakord me konkluzionet e Enkelejd Alibeaj që të ngrihet një grup i përbashkët për bashkimin e partisë, por kërkon që Basha të japë dorëheqjen.

16:54
Rusia “po mbytet”: Kapërcen Iranin si vendi më i sanksionuar në botë!

Rusia rezulton sot vendi më i sanksionuar në botë, duke kapërcyer dhe Iranin.

16:49
Presidenti ukrainas: Ja si mund ta marrë Rusia Kievin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia mund ta marrë kryeqytetin ukrainas vetëm nëse e “rrafshon qytetin me tokë”.

16:48
Sulmet ruse pengojnë evakuimet e civilëve

Përpjekjet e reja për të evakuuar civilët nga qytetet e rrethuara në Ukrainë po ndërlikohen nga bombardimet e vazhdueshme ruse, sipas zyrtarëve ukrainas.

16:47
Putin afron SHBA-në me Turqinë: Washingtoni përshëndet ndërmjetësimin për Ukrainën! 

Shtetet e Bashkuara i mirëpresin përpjekjet diplomatike të Turqisë për të gjetur një zgjidhje për luftën Rusi-Ukrainë, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price, nje gjest që nënkupton dhe një shkrirje të akujve në mërradhëniet dypalëshe, të tensionuara ndjeshëm pasi Ankarja bleu prej Moskës sisteme të mbrojtjes S400.

16:42
Del fotoja e “fantazmës së Kievit”: Është i vërtetë, ka rrëzuar 10 avionë rusë!

Ukrainasit insistojnë se Fantazma e Kievit është real dhe kanë publikuar një foto për të cilën pretendojnë se tregon pikërisht pilotin legjendar që ka rrëzuar dhjetë avionë rusë.

16:38
Goditet xhamia me 80 vetë brenda, rusët bombardime në 4 fronte, afron rrethimi i Kievit!

Forcat ruse kanë bombarduar një xhami në qytetin Mariupol, ku ishin strehuar më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë, përfshirë shtetas turq, e pohuar kjo nga ministria e jashtme ukrainase.

16:31
Zogjtë e sapolindur dhe kotelet jetime kanë ‘dadon’ më të pazakontë në qenin e adoptuar ‘Saint Bernard’ (fotot)

Nje qen gjigant Saint Bernard i adoptuar nga një strehë kafshësh, është bëre kujdestari i pazakontë i zogjve të sapolindur të rosave dhe koteleve të vogla në një fermë në Britani.

16:29
Zelenskiy: Rreth 1,300 trupa ukrainase të vrarë që nga nisja e pushtimit rus

Duke folur në një konferencë shtypi, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha se rreth 1,300 trupa ukrainase ishin vrarë që nga fillimi i pushtimit rus.

16:28
Putini kërkon “të rrafshojë” Kievin, ukrainasit: Këtu do të gjesh Stalingradin!

Putinit po i humbet durimi, e për këtë, thotë BBC nuk ka dyshim: Rusia është duke lëvizur drejt një faze të re të konfliktit.

16:24
Alizoti braktis mbledhjen e PD: Ndejtëm 5 orë, e kuptova që Basha nuk do të dorëhiqet

Tomorr Alizoti ka braktisur mbledhjen e PD. Para mediave, tha se qëndruan 5 orë dhe Basha nuk pati guximin të jepte dorëheqje, ndonëse pjesa më e madhe ishin kundër tij.

16:22
Rezistenca Sociale me gjashtë pika/ Do të ndihmohen pensionistët, fermerët, linjat urbane, ç’do ndodhë me pagat

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar të shtunën pasdite paketën e Rezistencës Sociale, ku ka renditur 6 pika.

16:20
Tre propozimet e demokratëve për zgjidhjen e krizës/ Basha dhe Berisha një hap pas, grup i përbashkët pune dhe zgjedhje për…

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike këtë të shtunë ka vendosur unanimisht që kreu i partisë Lulzim Basha dhe Sali Berisha duhet të tërhiqen për t’i hapur rrugën bashkimit të demokratëve.

16:19
Basha: Ikja është gjëja më e lehtë, por do qëndroj për tu përballur

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka se mbledhja e ditës së sotme është më e vështira që ka pasur.

16:17
Josep Borell viziton Ballkanin Perëndimor, ja kur do të vijë në Shqipëri

Përfaqësuesi i lartë i BE për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë/ Zëvendës President i Komisionit Europian, Josep Borell do të udhëtojë për në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Bosnje Hercegovinë më 13-16 mars.

16:09
Grida Duma drejtuar Bashës dhe Berishës: Vetëm dorëheqja juaj qetëson ujrat

Deputetja demokrate Grida Duma ka reaguar lidhur me propozimin e Lulzim Bashës për qeverinë sa i takon rritjes së çmimeve.

16:03
Instagram mbyllet në Rusi, modelja ankohet e përlotur: Kjo është e gjithë jeta ime (fotot)

Instagram, dhe i gjithë grupi i Facebook duket se po mbyllen në Rusi prej sanksioneve të luftës në Ukrainë.

15:58
Salianji: Basha të dorëhiqet është e vetmja rrugë për të shkuar tek zgjidhja

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji këtë të shtunë ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i partisë, duke sugjeruar ngritjen e një komisioni brenda dy javësh që ka mandatin për të negociuar me “Foltoren”.

15:52
“Zhizel” në teatrin e operas, shfaqja vendoset në skenë nga 13 deri më 16 mars

Ambra Troplini është vetëm 20 vjec dhe kjo është hera e parë që ajo ngjitet në skenën e TKOB si Zhizel, dhe e dyta si soliste.

15:51
Paga mesatare 60 mijë lekë/ Në fundin e vitit 2021 pagat pësuan rritje me 8.4 për qind

Paga mesatare në Shqipëri ka arritur drejt 60 mijë lekëshit. Në tremujorin e katërt të 2021-it pagat pësuan rritje me 8.4%, një nga rritjet më të forta në pesë vitet e fundit.  

15:43
Alizoti kërkon dorëheqjen e Bashës: Koha punon kundra teje

Deputeti demokrat Tomorr Alizoti ka kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga Partia Demokratike, pas rezultateve zhgënjyese të 6 Marsit.

15:39
Kongresmeni republikan quan Zelensky ‘gangster’ dhe qeverinë e Ukrainës ‘të korruptuar e djallëzore’ (fotot)

Kongresmeni republikan amerikan Madison Cawthorn quante dje presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky një “gangster” ndërsa thoshte se qeveria e tij është “e korruptuar dhe shumë djallëzore” që promovon “ideologji të sëmura”, në një fjalim të regjistruar në video.

15:33
Gara e Tiranës/ Çiklistët garojnë nga 42 km deri në 90 km, shpallen fituesit

Sporti i çiklizmit ka filluar aktivitetet e tij zyrtare mëngjesin e së shtunës me Turin e Tiranës, një garë e cila e rikthen këtë sport në normalitet pas dy viteve me aktivitete të cunguara për shkak edhe të pandemisë.

15:32
Udhëheqësit francezë dhe gjermanë thirrje Putin-it: Armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë zhvilluar një telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin ditën e sotme.

15:27
Rama: Taksa e naftës nuk do të hiqet, por s’do preket çmimi i energjisë

Kryeministri i Shqipërisë, ashtu siç e kishte paralajmëruar, ka prezantuar të shtunën pasdite paketën e Rezistencës Sociale, ndaj pasojave të krizës globale energjetike, si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet që po merre formë përfundimtare.

15:20
Mbyllet dita e 4-të e protestës/ Qeveria uli çmimin e naftës nga 223 lekë në 217 lekë/l

Qytetarët kanë vendosur këtë të shtunë të mbyllin protestën e katërt të tyre përballë Kryeministrisë për t’u rikthyer sërish nesër në të njëjtën orë me të njëjtin itinerar.

15:13
Protestë për çmimet, demostrim para kryeministrisë edhe me thirrje politike

Përmes një marshimi nga Sheshi Skënderbej tek kryeministria qytetarë jo vetëm nga Tirana por dhe nga disa qytete te vendit, u mblodhën në protestën e katërt kundër rritjes së çmimeve.

15:11
Linda Rama mesazh gruas së presidentit ukrainas, Olana Zelenskyy: Ju, po i jepni botës së lirë një mesazh zgjimi nga amnezia historike

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama i ka dërguar një mesazh gruas së presidentit të Ukrainës, Olana Zelenskyy.

15:08
Mbyllet pas tre orë e gjysmë protesta kundër rritjes së çmimeve në Tiranë

Mbyllet para Drejtorisë së Policisë së Tiranës protesta kundër rritjes së çmimeve në ditën e katërt të saj.

15:02
Nafta zbret në 217 lekë/ Fiksohet çmimi i shitjes deri më 15 mars. Nis ndryshimi

Nga sot deri të martën një litër naftë do të kushtojë 217 lekë për litër. 

14:59
Protesta para Kryeministrisë, Meta: Lironi studentët, gratë dhe rininë tonë patriotike

Lironi Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për lirimin e të arrestuarve nga policia gjatë protestave të ditëve më parë.

14:50
Macron dhe Scholz bisedë me Putin

Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë po zhvillojnë një raund tjetër bisedimesh telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.

14:40
Rusia kërcënon SHBA-në: Transportimi i armëve në Ukrainë, objektiv sulmi

Rusia paralajmëron se Moska i konsideron dërgesat e armëve në nga SHBA dhe Perëndimi në Ukrainë si objektiva për tu shkatërruar nga ushtria ruse.

14:39
Gjekmarkaj: Në krye të PD-së nuk mund të jetë “non grata”, nëse ndodh largohem nga partia

Deputeti Agron Gjekmarkaj këtë të shtunë është shprehur se Lulzim Basha duhet të dorëhiqet nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, me synimin për t’i hapur rrugë bashkimit të demokratëve, tashmë ndarë në dy pjesë që pas shpalljes së pezullimit të Sali Berishës nga PD, për shkak të “non gratës” amerikane.

14:35
Sulm me dron në Kiev, gazetari i Top Channel sjell pamjet nga vendi i ngjarjes

Një sulm me dron ka ndodhur mesditen e sotme në periferi të Kievit, pranë një rajoni policie.

14:19
Paketa e Rezistencës Sociale, Rama njofton një komunikim në Facebook

Kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar se në orën 15.00 do të jetë live në Facebook për të folur rreth Paketës së Rezistencës Sociale.

14:03
Protestuesit paralajmërojnë nesër protestën e radhës, një pjesë marshon drejt Drejtorisë së Policisë

Protestuesit e mbledhur sot në sheshin “Skënderbej” kanë njoftuar se nesër do të zhvillojnë një tjetër protestë kundër rritjes së çmimeve, sërish para kryeministrisë.

13:59
Helidon Bushati- Bashës: Sot ke mundësinë të humbësh karrigen e të fitosh respektin e demokratëve!

Helidon Bushati, deputet i Shkodrës, deklaroi se Partia Demokratike po shkon drejt atrofizimit, duke theksuar se po bëhemi meme me karrige se nuk lëshojmë karrigen.

13:51
Zelensky: Ushtria ruse ka pësuar në Ukrainë humbjet më të mëdha në dekada

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky këtë të shtunë është shprehur se ushtria ruse ka pësuar humbjet e saj më të mëdha në dekada.

13:40
Ukraina: Rusia bombardon një xhami që​ strehonte 80 persona

Forcat ruse kanë bombarduar një xhami në qytetin Mariupol, ku janë strehuar më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë, përfshirë shtetas turq, ka thënë Ministria e Jashtme ukrainase.

13:38
Bordi vendos çmimin për naftën, benzinën dhe gazin deri më 15 mars! Kush e ngre çmimin, penalizohet!

Në mbledhjen e sotme me furnizuesit e naftës në vend, Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit ka vendosur që sot çmimi i naftës të jetë 217 lekë, nga 223 që ishte ditën e djeshme.

13:27
Bardhi në mbledhjen e PD: Zgjidhja është që Basha dhe Berisha të bëjnë një hap pas

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se zgjidhja për krizën në Partinë Demokratike është që çdo demokrat t’i kërkojë Lulzim Bashës dhe Sali Berishës të bëjnë një hap pas.

13:21
Frenimi rritjes së çmimeve/ Top Channel zbulon detajet e Aktit Normativ

Kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria po përgatit “Paketën e Rezistencës Sociale” ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet, e cila po merr formë përfundimtare.

13:07
Tabaku: Ne duhet të ishim sot në protestë, duhet të jemi përballe Edi Ramës

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka bërë thirrje për bashkimin e Partisë Demokratike për të bërë të mundur arrritjen e fitores së synuar.

12:58
Avioni i NATO-s nxjerr zbuluar Moskën: Po ndërmerr sulme ajrore nga Bjellorusia! 

NATO thotë se Moska po i ndërmerr nga Bjellorusia shumë prej operacioneve të saj ajrore kundër Ukrainës.

12:54
Punonjësit e fasonerive protestojnë në Durrës, kërkojnë uljen e çmimeve

Punonjës të fasonerive kanë protestuar në Durrës nga Stacioni i Trenit në rrugën Vlazëria të unaza e qytetit. Mësohet se ato kanë bllokuar rrugën për disa minuta.

12:52
Frenon evakuimi në Ukrainë/ Rusët bombardojnë edhe depot e ushqimeve

Teksa ushtria ruse vazhdon ofensivën në Ukrainë, për civilët në zonat e luftimeve, largimi po bëhet gjithmonë e më i vështirë.

12:37
Shqipëria “ia përplas” Rusisë në Këshillin e Sigurimit: Boll me gënjeshtra, nuk ecin me ne!

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u mblodh për të diskutuar rreth pretendimeve rus mbi “aktivitete biologjike ushtarake amerikane në territorin e Ukrainës”, akuza të hedhura poshtë me forcë nga udhëheqësi i Ukrainës dhe administrata e Presidentit Biden.

12:29
Personat me aftësi të kufizuar i bashkohen sot protestës kombëtare

Protestës së sotme kombëtare kundër rritjes së çmimeve i janë bashkuar edhe personat me aftësi të kufizuara. Qytetarët shqiptarë janë mbledhur sot para kryeministrisë në ditën e katërt të protestës, ku i kërkojnë qeverisë marrjen e masave të nevojshme për të ulur çmimin e karburantit dhe produkteve bazë ushqimore. Më herët, kryeministri Edi Rama ka […]

12:22
Bordi i Menaxhimit të Hidrokarburëve merr vendimin për uljen e çmimit të naftës në 217 lekë/l

Sapo ka mbaruar mbledhja e parë e Bordit Kombëtar të Menaxhimit të Hidrokarburëve. Burime nga kjo mbledhje i thanë Top Channel se është vendosur që cmimi i sotëm në treg i naftës nga 223 lekë të shkoi në 217 lekë.

12:10
Protesta në sheshin “Skënderbej”, aktori Florjan Binaj thirrje figurave publike

Aktori i njohur Florian Binaj u ka bërë thirrje fgurave publike që të bashkohen në protestën kundër rritjes së çmimeve.

12:04
Protesta për uljen e çmimeve në Bulqizë, protestuesit bllokuan aksin nacional Klos-Tiranë

Arrestimi i pesë personave dhe shoqërimi i 16-të tjerëve gjatë protestës së mbrëmjes së kaluar ka bërë që banorët e Bulqizës të jenë frikësuar për protestat, ndërkohë që protesta ka nisur këtë të shtunë në Klos të Matit.

11:56
Deputeti i Lushnjës: Do të kërkoj dorëheqjen e Bashës

Deputeti i Lushnjës, Saimir Korreshi tha se do të kërkojë dorëheqjen e Lulëzim Bashës, duke iu bashkuar kështu listës së grupit që kërkon largimin e tij.

11:42
Ukraina: Rusia bombardon një xhami që strehonte 80 persona

Forcat ruse kanë bombarduar një xhami në qytetin Mariupol, ku janë strehuar më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë, përfshirë shtetas turq, ka thënë Ministria e Jashtme ukrainase.

11:41
Protesta kombërtare para kryeministrisë, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas nisjes së protestës kombëtare kundër rritjes së çmimeve përpara kryeministrisë.

11:29
“Syri i Thatë”, sa vuajmë pa e kuptuar

Shumë nga ju mund të vuani nga djegiet, dhimbjet e syve, shikim të turbullt apo sy të rënduar për shkak të Sindromës së “Syrit të Thatë”.

11:28
Digjet banesa e një familjeje rome në Gjirokastër

Një banesë është djegur plotësisht këtë mëngjes në Gjirokastër pranë ish tregut të fruta-perimeve.

11:03
Protesta për rritjen e çmimeve, qytetarët po mbushin sheshin “Skënderbej”

Qytetarët kanë filluar të mblidhen në këto momente në sheshin “Skënderbej” për të protestuar për rritjen e çmimit të naftës dhe të ushqimeve.

11:02
Rritja e çmimit të karburantit, Basha: PD do kërkojë një mocion për debat, do vendosim në presion qeverinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të shtunë deklaroi se PD do të kërkojë një mocion për debat për të vendosur në presion qeverinë, pas rritjes së çmimit të naftës.

10:48
Tërmeti ‘shkund’ Fierin dhe periferinë e qytetit

Vetëm pak minuta më pare një tërmet ka shkundur qytetin e Fierit.

10:45
Protestuan për rritjen e çmimeve, 24 shtetas në Durrës vihen nën hetim

Policia e Durrësit ka nisur ndjekjen penale të 24 shtetasve të qytetit të Durrësit pasi pretendohet se penguan qarkullimin e automjeteve të transportit, prishën rendin dhe qetësinë publike dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë, gjatë protestës së ditës së djeshme.

10:31
Rritja e çmimeve/ Banorët e Lezhës në ditën e 4-të protestës, bllokojnë disa akse rrugore

Protesta e qytetarëve të Lezhës këtë të shtunë është mbyllur paqësisht. Kjo protestë ishte e katërta dhe mori një vëmendje të madhe qytetare jo vetëm në Lezhë, por në të gjithë vendin për shkak të ngritjes së çmimeve të ushqimeve, por edhe karburantit. Ata bllokuan disa akse rrugore, veçanerisht aksin Lezhë-Milot, por edhe rrugën që të çon në Tale, Zejmen, Rrilë dhe Shënkollë.

10:30
Kriza Globale, Rama: Është gati një Paketë e Rezistencës Sociale

Kryeministri i vendit Edi Rama ka thënë se Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare. Me anë të një postimi ne Facebook, Rama ka deklaruar se në kuadër të krizës ekonomike qeveria shqiptare po përgatit një paketë Rezistence Sociale për […]

10:22
Zyrtari ukrainas: Rusia sulmon klinikën e kancerit në Mykolayiv

Kreu i Autoritetit Rajonal të Shëndetit në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolayiv tha se trupat ruse bombarduan një spital rajonal onkologjik mbrëmjen e djeshme.

10:10
Forcat ruse 25 km larg Kievit, bombardojnë magazinat ushqimore

Forcat ushtarake të Rusisë kanë bërë një përparim të vogël në luftën e tyre drejt kryeqytetit ukrainas, Kiev.  Mësohet se disa magazina ushqimore janë hedhur në erë nga bombardimet ruse, ndërsa rrugët e qytetit duken krejtësisht bosh.

09:59
Bombardimet ruse gjatë natës në Kiev, shpërthen në flakë magazina

Ministrisë së Brendshme të Ukrainës ka bwrw me dije se një magazinë mallrash të ngrira ka marrë flakë herët në mëngjesin e së shtunës për shkak të granatimeve ruse në distriktin Brovary, në verilindje të Kievit.

09:38
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi masat për përballimin e krizës së çmimeve

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar të premten në mesnatë masat për përballje me krizën ekonomike, ligjin për uljen e akcizës për karburantet që merr shteti nga shitja e karburanteve, si dhe ligjin për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për karburantet, nga 18 në 10 për qind.

09:35
Blokuan rrugën Lezhë-Shkodër, arrestohet një person dhe procedohen penalisht dhjetë të tjerë

Policia e Lezhës ka arrestuar një person dhe ka proceduar 10 të tjerë penalisht pasi bllokuan aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në shenjë revolte për rritjen e çmimit të karburantit, por edhe të ushqimeve.

09:29
Protestat në Lushnje, Fier e Berat, procedohen penalisht 18 qytetarë

Policia e Lushnjes ka proceduar penalisht 13 qytetarë të cilët ishin në protestën e zhvilluar një ditë më parë.

09:24
Bllokuan rrugën Bulqizë-Peshkopi në shenjë proteste për rritjen e çmimeve/, policia arreston pesë persona dhe procedon penalisht 16 të tjerë

Pesë persona janë arrestuar dhe 16 të tjerë janë proceduar penalisht nga policia e Dibrës, pasi penguan qarkullimin e automjeteve, duke bllokuar rrugën nacionale Bulqizë-Peshkopi, në shenjë revolte për rritjen e çmimit të karburantit, por edhe të ushqimeve.

09:12
Britania: Trupat ruse janë vetëm 25 km larg Kiev-it

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se “pjesa më e madhe” e forcave ruse janë 25 kilometra larg nga qendra e qytetit të Kievit.

09:00
“Dera e pasme serbe”/ Rusët po përdorin “Air Serbia” për të udhëtuar në Evropë

Rusët po shfrytëzojnë një shteg të njohur si “dera e pasme serbe” për të ikur në Evropë dhe për të anashkaluar një ndalim në mbarë unionin për fluturimet drejt dhe nga Rusia.

08:50
BE-ja prezanton paketën e katërt të sanksioneve ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian do të pezullojë trajtimin e privilegjuar tregtar dhe ekonomik të Moskës, do të frenojë përdorimin e saj të kriptovalutave dhe do të ndalojë eksportin e mallrave luksoze evropiane në Rusi dhe importin e produkteve të hekurit dhe çelikut nga ky vend, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

08:44
Zelensky u drejtohet me “fjalë zemre” nënave ruse: Mos i dërgoni fëmijët në luftë!

Presidenti ukrainas, Vlodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje nënave ruse të premten që të mos dërgojnë fëmijët e tyre në fushëbetejë dhe të jenë të vëmendshme për vendndodhjen e tyre.

08:36
Putin “arreston” kreun e FSB-së ruse, “dështoi në Ukrainë”

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur në arrest shtëpie kreun e shërbimit të jashtëm të FSB-së dhe zëvendësin e tij.

08:19
Operacionet ushtarake ruse rreth Kievit, “ kanë ngecur”

Instituti për Studime të Luftës, ka thënë se operacionet ruse rreth Kievit, “kryesisht kanë ngecur në 24 orët e fundit” dhe forcat tani synojnë “rifurnizim dhe riparim”.

08:13
Moti për ditën e sotme/ Temperatura do shkojnë deri në -9 gradë, por deri në mesditë do jetë i kthjellët

Deri në mesditën e sotme, i gjithë territori i vendit, do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe me vranësira të lehta, por pas mesditës priten vranësira më të shpeshta në territor ku më të theksuara do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore, duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore.

08:08
Forcat ruse pozicionohen rreth Kievit

Forcat ruse janë pozicionuar rreth Kievit dhe po “bllokojnë” Mariupolin, ku mijëra njerëz po vuajnë një rrethim shkatërrues.

00:14
Rusia akuzon SHBA-në për prodhim armësh biologjike/ I dërguari i përhershëm i Shqipërisë në OKB: Teori konspirative!

I dërguari i përhershëm i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha i ka cilësuar teori konspirative akuzat e Rusisë se SHBA-ja ka bërë eksperimente për të prodhuar armë biologjike në Ukrainë.

E premte, 11 Mars 2022
22:54
Lufta në Ukrainë, dëgjohen të shtëna me armë në Kiev

Të shtëna me armë u dëgjuan para pak minutash në qendër të Kievit.

22:50
Dita e 16 e luftës! Rusia bombardon dy qytete herët në  mëngjes, sulmohet spitali psikiatrik në Kharkiv

Kjo e premte shënon ditën e 16-të të luftës Rusi-Ukrainë, e cila ende nuk ka shenja paqeje. Herët në mëngjes, Rusia ka mbombarduar dy qytete, atë të Lutsk dhe Dnipro. Sulmi në Lutsk kishte në shënjestër një aeroport, sipas kryebashkiakut të qytetit. 48 shkolla në Kharkiv u shkatërruan, ndërsa qyteti është nën bombardime të pamëshirshme.

22:44
Lituania emërton rrugën për në ambasadën ruse “Rruga e Heronjve ukrainas”

Kryeqyteti i Lituanisë, Vilnius i ka ndryshuar adresën ambasadës ruse në “Rrugën e Heronjve Ukrainas”.

22:40
Dojna Mema tregon si e fshehu shtatzëninë: Mbaja një gotë shampanjë në dorë si kamuflim

Moderatorja Dojna Mema është në një pritje të ëmbël. Tek “Ëndërrtjerrësit” tregoi se ka qenë shtatzënë gjatë gjithë kohës kur prezantonte Big Brother Fan Club.

22:20
E dinit që Ori Nebiaj kishte marrë pjesë në një program dashurie? Si “ndaloi” familjen ta shihte pranë një djali

Ori Nebiaj, prezantuesja e njohur është shfaqur në ekran edhe si një vajzë në kërkim të dashurisë në emisionin “Kupid” të drejtuar nga Albana Osmani.

22:11
Ju ka marrë malli? Ja si dukeshin Ledion Liço dhe Albana Osmani në fillimet e tyre

Ledion Liço dhe Albana Osmani kanë qenë ndër prezantuesit më të dashur për publikun shqiptar.

22:09
Departamenti Amerikan i Shtetit: Nëse amerikanët shkojnë në Ukrainë rrezikojnë të kapen ose të vdesin

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price gjatë një konference këtë të premte, paralajmëroi se çdo qytetar që udhëton në Ukrainë, përfshirë edhe ata që do të marrin pjesë në luftime, përballen me një rrezik shumë real të kapjes ose vdekjes.

22:07
Ukrainë, granatimet e rënda ruse shpërthejnë në Mykolaiv

Granatime të rënda nga forcat ruse kanë shpërthyer rreth qytetit jugor të Ukrainës, Mykolaiv, mbrëmjen e së premtes.

21:51
Ledion Liço flet për fillimet në ekran: Kisha pasion muzikën, nuk doja të bëhesha prezantues

Ledion Liço ishte tek “Ëndërrtjerrësit” ku kujtoi fillimet e tij në ekran, duke nisur nga pjesëmarrja në akademinë Pole Position.

21:49
Ambasadori i Ukrainës në OKB: Njerëzit po varrosen në varre masive në Ukrainë

I dërguari i Ukrainas në OKB, Sergiy Kyslytsya dënoi Rusinë dhe veprimtarinë e saj si “shtet agresor” në Ukrainë, mbi popullin e pafajshëm.

21:47
Samiu dhe Efi shkaktojnë trazira në studio në takimin 4 minuta

Samiun e ka marrë malli për Efin dhe për këtë arsye e ftoi në një takim 4 minutësh në studion e Për’puthen. Efi pranoi.

21:36
Nesër protestë kombëtare, blindohen dyert e kryeministrisë

Ditën e nesërme është paralajmëruar që në orën 11:00 do të zhvillohet protest kombëtare. Njerëz nga e gjithë Shqipëria do të mblidhen para kryeministrisë për të protestuar për rritjen e çmimeve.

21:31
Java vrasëse në kufirin jugor të SHBA kulminon me 4 të mbytur gjatë kalimit të lumit Rio Grande, 2 prej të cilëve fëmijë (fotot)

Trupat e katër emigrantëve janë nxjerrë nga lumi Rio Grande gjatë kësaj jave, mes të cilëve një katër-vjeçar uruguaian dhe një vajzë gjithashtu 4-vjeçare nga Nikaragua, të mbytur teksa tentonin të kalonin lumin.

21:31
“Programet live kanë audiencë të padiskutueshme”, Agim Poçari tregon tre raste

Agim Poçari ishte i ftuar tek “Ëndërrtjerrësit” për të kujtuar fillimet e Top Channel.

21:17
Fatmir Minga flet tek “Ëndërrtjerrësit” për studion e parë: E provuam, u çuditëm dhe vetë

Skenografi Fatmir Minga ka folur tek “Ëndërrtjerrësit” për punën me Dritan Hoxhën duke e cilësuar si njeri të jashtëzakonshëm.

21:13
Ministrat e bujqësisë së G7: Rritja e çmimeve të ushqimit mund të kërcënojë sigurinë ushqimore globale

Ministrat e Bujqësisë të G7 u kanë bërë thirrje të gjitha vendeve që të mbajnë tregjet e tyre ushqimore dhe bujqësore të hapura, pasi shqetësimet për sigurinë ushqimore rriten pas pushtimit rus të Ukrainës.