Deputeti demokrat Tomorr Alizoti ka kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga Partia Demokratike, pas rezultateve zhgënjyese të 6 Marsit.

Ai tha se duke qenë në një kohë krize, nëse duhet të merret një vendim serioz, jo artificial, ai është që Basha duhet të dorëhiqet.

Ndërsa i bëri thirrje Lulzim Bashës, ai i tha se koha punon kundër tij tashmë, dhe nuk ia hedh dot kohës.

“Përgjegjesia e do që të tërhiqesh. Bashkimi është si fjali në komunizëm. Si të bashkohemi? Ne jemi në krizë të thellë, nuk mund të ketë një bashkim artificial. Tërhiqesh, pastaj negociohet. Demokracia është votë. Nëse duhet të marrim një vendim serioz, jo artificial, real, duhet të dorëhiqeni. Koha punon kundra jush. Nuk ia hidhni dot kohës as ju, as askush. Demokratët i shpëtojmë duke qenë të vërtetë, jo taktikë, reale”, tha Alizoti.

Top Channel