Qytetarët kanë filluar të mblidhen në këto momente në sheshin “Skënderbej” për të protestuar për rritjen e çmimit të naftës dhe të ushqimeve.

Për të katërtën dit radhazi ata përsërisin kërkesat e tyre për uljen e çmimit të naftës, të ushqimeve apo të sghërbimeve të tjera që pësuan rritje drastike ditët e fundit.

Më herët, organizatorët e protestave kanë bërë thirrje që të mblidhen në sheshin “Skënderbej” , nga ku do të mbajnë edhe një marshim drejt Kryeministrisë.

Top Channel