Moderatorja Dojna Mema është në një pritje të ëmbël. Tek “Ëndërrtjerrësit” tregoi se ka qenë shtatzënë gjatë gjithë kohës kur prezantonte Big Brother Fan Club.

“Gjatë gjithë kohës së Fan Clubit kam qenë shtatzënë. Kam pasur siklete, por pjesë e punës sonë është që për sa kohë pranoj të bëj një program, nuk ia vlen të diskutosh ato siklete”, tha Dojna.

Ndërkohë tregoi një rast kur ishte në një event së bashku me partnerin dhe Ledion Lico e pyeti nëse është në pritje të ëmbël.

“Në një event isha me Vlashentin dhe mbaja në dorë një gotë shampanjë si kamuflim. Më tha, jut ë dy jeni fejuar, mos ndoshta je shtatzënë”, tregoi Dojna.

Top Channel