Moti për ditën e sotme/ Temperatura do shkojnë deri në -9 gradë, por deri në mesditë do jetë i kthjellët

12/03/2022 08:13

Deri në mesditën e sotme, i gjithë territori i vendit, do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe me vranësira të lehta, por pas mesditës priten vranësira më të shpeshta në territor ku më të theksuara do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore, duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore.

Parashikohet që kjo situatë e kthjellimeve dhe vranësirave të dendura të vijojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulën në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -9°C deri në 10°C.

Rikthen reshjet e dëborës në Kukës, në zonat malore trashësia arrin deri në 30 cm! Vështirësi qarkullimi për mjetet në disa akse rurale

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Top Channel