Kryeministri i Shqipërisë, ashtu siç e kishte paralajmëruar, ka prezantuar të shtunën pasdite paketën e Rezistencës Sociale, ndaj pasojave të krizës globale energjetike, si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet që po merre formë përfundimtare.

Por përpara se të niste prezantimin, Rama tha se, ndihej i turpëruar se, Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s dhe Evropës ku protestohet për pasojat e luftës në Ukrainë.

Ai solli sërish në vëmendje, së fatura e energjisë prej muaj nuk është prekur dhe se familjarët dhe biznesi i vogël nuk e paguan vetë, por e paguan së bashku me Qeverinë.

Ne po paguajmë 80% të kësaj fature, këtë nuk e ka bërë asnjë shtet në botë”, tha Rama, i cili solli si shembull rritjen në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas kryeministrit kjo i kushton shtetit 650 milionë euro çdo vit.

Ai prerazi tha se taksat e naftës nuk do të hiqen, sepse, çmimi i energjisë nuk do të rritet.

Do jua fusim mirë në kokë atyre që flasin mbi fakte të sajuara. Ato 290 mln euro, që do duhet t’i paguajmë deri në fund të vitit, nuk kemi mundësi t’i paguajmë nëse mbajmë taksat më të ulëta në rajon. Qoftë për individin dhe bizneset. Do t’i mbajmë, siç do e shihni, ne do vijojmë të ulim prapë taksat mbi pagat. Por për ata që realisht kanë nevojë për mbrojtje. Për mua dhe qeverinë, çështja themelore sot, nuk është si të mos na dhëmbë koka kur mbushim veturën me naftë, por është si të mos faturohet kriza energjetike mbi asnjë familje apo biznes të vogël. Dhe si të kompensojmë rritjen e çmimeve të shportës, jo të gjithëve, as atyre që vijnë dhe ulërijnë këtu poshtë për të eksituar njerëzit e shqetësuar dhe të nxitur nga duar të mirënjohura që vijnë këtu“, tha Rama.

Rama tha se qeveria do paguajë vetëm 50% të shpenzimeve të zakonshme për naftë të funksionarëve dhe zyrtarëve që kanë automjete institucionale.

Qindra mijëra shqiptarë që nuk kanë vetura dhe as Iphone. Si mos t’u dhëmbë koka atyre qytetarëve që nuk udhëtojnë me makinë. Qeveria do paguajë vetëm 50% të shpenzimeve të zakonshme për naftë funksionarëve që kanë vetura institucionale. Kjo është një faturë energjie. Dhe është fatura e një konsumatori familjar. Ky konsumator familjar, ka një çmim prej 4.249 lekë të reja. Çmimi real ka qenë 7 herë më i lartë. Nëse nuk do kishim vendosur ne mburojën familjare, çmimi në këtë faturë do t’i vinte 29743 lekë. Ose 279 mijë lekë. Reali i krizës energjetike që nuk ekziston”, tha kryeministri.

Rritja e çmimit të naftës dhe produkteve të shportës ka bërë që qytetarët të reagojnë me protesta për disa ditë me radhë, protesta masive që kanë mbledhur mijëra qytetarë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Pavarësisht faktit, kryeministri Rama i quajti “pakicë” qytetarët që prej ditësh po protestojnë.

Këtë të shtunë, megjithatë, bulevardi kryesor i Tiranës u mbush me mijëra qytetarë që ngritën zërin, pasi me rritjen e çmimeve dhe me të ardhurat e ulëta nuk përballojnë dot jetesën minimale.

Top Channel