Deputetja Grida Duma nuk është dakord me konkluzionet e Enkelejd Alibeaj që të ngrihet një grup i përbashkët për bashkimin e partisë, por kërkon që Basha të japë dorëheqjen.

Një tjetër propozim i grupit demokrat është organizimi i zgjedhjeve me fokus rindërtimi i besimit dhe bashkimit të demokratëve. Propozimet pritet të diskutohen edhe me kolegjin e kryetarëve, kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, për të marrë edhe mendimin e tyre.

Ndërkohë, në mbledhjen që po vijon që prej paradites së sotme, kryetari Luzim Basha deklaroi se është i gatshëm të mbaj çdo përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve të 6 Marsit.

Megjithatë nuk po e jep dorëheqjen, pavarësisht se pjesa më e madhe kërkuan largimin e tij nga posti i kreut të PD.

Top Channel