Protestës së sotme kombëtare kundër rritjes së çmimeve i janë bashkuar edhe personat me aftësi të kufizuara.

Qytetarët shqiptarë janë mbledhur sot para kryeministrisë në ditën e katërt të protestës, ku i kërkojnë qeverisë marrjen e masave të nevojshme për të ulur çmimin e karburantit dhe produkteve bazë ushqimore.

Më herët, kryeministri Edi Rama ka reaguar pas nisjes së protestës kombëtare kundër rritjes së çmimeve përpara kryeministrisë. Ai tha se nuk do të kishte bërë asgjë për protestën ndërkohë që e gjithë Europa, përfshirë edhe Shqipërinë, po përballet me pasojat e para fare të një lufte.

Top Channel