Shumë nga ju mund të vuani nga djegiet, dhimbjet e syve, shikim të turbullt apo sy të rënduar për shkak të Sindromës së “Syrit të Thatë”.

Kjo Sindromë është një çrregullim që prek shumë njerëz, pa qenë të vetëdijshëm për të. Megjithëse në fillim mund të duket si një gjendje bezdie të lehtë, “Syri i Thatë” mund të shkaktojë shqetësime të konsiderueshme, madje edhe të përfundoni në shërbimet e urgjencës.

Disa mund të vuajnë nga këto probleme rrallë, njëherë në ca kohë, ndërsa ka personat që vuajnë nga kjo sindromë në mënyrë kronike për shkak të prodhimit të mangët të lotëve. Njohja e simptomave mund t’ju ndihmojë të zgjidhni këtë problem para se ai të bëhet shumë serioz.

Cilat janë shenjat në sy që na tregojnë se po vuajmë pikërisht nga tharja e tij?
“Syri i Thatë” shkakton ndjesinë e gërvishtjes ose të pranisë së një trupi të huaj. Simptoma të tjera janë djegie e syve, episode të lotimit të shtuar të pasuara nga periudha tharje dhe sekrecionesh, dhimbje dhe skuqje të syrit. Njerëz me sy të thatë mund të ndjejnë kapakët të rënduar dhe mund të shprehen për shikim të turbullt.

Pse shkaktohet “Syri i Thatë” dhe kush është i predispozuar për të patur këtë sindrom?
Ky problem i syve zakonisht ndodh tek gratë, veçanërisht në ato mbi 45 vjeç dhe mund të ndodhë në çdo fazë të jetës.

Diagnostimi i “Sindromit të Syrit të Thatë” në Klinikën Gjermane të Syrit në Tiranë.

Sa rëndësi ka mbrojtja e syve nga ekspozimi i jashtëm dhe përdorimi i kufizuar i mjeteve elektronike?

Gjithçka në Hipokrati!

Sonte, ora 16.40!

Top Channel!

Top Channel