Kryetari i PD, Lulzim Basha ka se mbledhja e ditës së sotme është më e vështira që ka pasur.

Mbledhja e grupit parlamentar të PD ka zgjatur rreth 5 orë. Pjesa më e madhe kërkonin largimin e Lulzim Bashës nga posti i kreut të PD, por kryedemokrati duket se nuk do të dorëzohet.

Këtë mbledhje e cilësoi si më të vështirën që ka pasur, por thotë se do të qëndrojë për tu përballur, ndërsa ikjen e konsideron si gjënë më të lehtë që mund të bëjë.

Basha: Një nga mbledhjet më të vështira. Qëllimi është që PD të dalë e bashkuar, jo të shkojë drejt një përcarje tjetër. Nëse bëjmë gjënë  e duhur, mund të fitojmë ata që nuk dolën në votim. Zgjidhja përfshin hapin pas timin. Ka disa propozime për të ngritur grupe pune nga ne dhe të përbashkëta. Ata mund të refuzojnë, por ne të hedhim çdo hap që mundëson një po dhe jo një jo.

Ju siguroj që me mirënjohje për ju, në dispozicion të kësaj zgjidhje është hapi pas i imi. Nuk kam mbajtur qëndrimet e mia për karrige. Këtë detyrë e kam patur mal mbi shpinë,. Ikja ishte gjëja më e lehtë, por qëndrova për tu përballur. Procesi që nis, të përdorë si kapital gatishmërinë time për të bërë hapin pas. Përçarjen nuk e nisëm ne, e nisi ai që tha se nuk do ta përfshij partinë. Ai që është non grata që nuk kemi shans të marrim as tanët që nuk dolën, as grinë dhe unë që jam gati të marr përgjegjësinë tim dhe më pas gjithçka tjetër të jetë e nevojshme për atë që do të vijojë.

Top Channel