Punonjësit e fasonerive protestojnë në Durrës, kërkojnë uljen e çmimeve

12/03/2022 12:54

Punonjës të fasonerive kanë protestuar në Durrës nga Stacioni i Trenit në rrugën Vlazëria të unaza e qytetit. Mësohet se ato kanë bllokuar rrugën për disa minuta.

Me thirrjet “bashkohuni me ne”, punonjëset e fasonerisë ka vijuar protestën e tyre për uljen e çmimeve të karburantit, por edhe të shportës bazë të produkteve ushqimore.

Ndërkohë protesta ka patur edhe në rrethe, ku në Lezhë protestuesit bllokuan për disa minuta autostradën Lezhë-Laç, ndërsa në Klos të rrethit të Matit u bllokua rruga nacionale. Po ashtu, qytetarët protestuan edhe në Pogradec e Berat.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot se ka nisur puna e bordit të kontrollit të furnizuesve të naftës dhe Qeveria është mbledhur për te miratuar paktën anti-krizë, qytetarët janë mbledhur sërish.

Bordi Kombëtar i Menaxhimit të Hidrokarburëve në përfundim të mbledhjes, thanë burime për Top Channel, vendosi se çmimi i sotëm në treg i naftës nga 223 lekë të shkojë në 217 lekë për liter.

Kujtojmë se revolta e qytetarëve erdhi pas mëngjesit të 7 marsit, atëherë kur çmimet e produkteve të ndryshme, në supermarkete, apo shërbime të tjera, si transporti rrugor, pësuan një rritje drastike.

 

Top Channel