Avioni i NATO-s nxjerr zbuluar Moskën: Po ndërmerr sulme ajrore nga Bjellorusia! 

12/03/2022 12:58

NATO thotë se Moska po i ndërmerr nga Bjellorusia shumë prej operacioneve të saj ajrore kundër Ukrainës.

CNN iu bashkua NATO-s në një avion të saj të Sistemit të Paralajmërimit dhe Kontrollit Ajror, i cili përdoret në kufirin ukrainas-polak për të mbledhur të dhëna inteligjencë.

Rusët e dinë se të tillë avionë janë atje, dhe përpiqen të bllokojnë radarin e tyre, tha drejtori teknik i aleancës, Denis Guillaume për CNN.

Ai u shpreh se kanë vënë që pjesa  dërrmuese” e avionëve rusë që po mbjellin terror me bombardimet e tyre në Ukrainë, vijnë në fakt nga Bjellorusia, një vend fqinj dhe aleat i presidentit rus Vladimir Putin.Një zyrtar amerikan i mbrojtjes e pohoi dhe ai këtë javë se Rusia po fillon operacione ajrore nga Bjellorusia e Deti i Zi.

Punonjësit e NATO-s megjithatë pohojnë se është e vështirë të thuhet nëse Bjellorusia ka nisur dhe ajo në këtë mënyrë, forca të saj në luftë pasi Rusia, Bjellorusia dhe Ukraina përdorin që të gjitha avionë luftarakë të ngjashëm. Guillaume u shpreh se një duzinë avionësh rusë po lëviznin në Bjellorusi, por pyetjes nëse NATO po e ndan këtë inteligjencë me Ukrainën, ai nuk pranoi ti përgjigjet.

“E vetmja gjë që mund t’ju them tani është se ne, si aleatë të NATO-s, po ndajmë të dhënat me vendet e NATO-s.” u shpreh me tej, ndërsa shtoi se vendet aleate pastaj, mund të bëjnë çfarë të duan me informacionet e inteligjencës që marrin.

Edhe pse nuk është e qartë se çfarë informacioni po i dërgon SHBA-ja Ukrainës, dihet se vendi ka shkëmbyer informacione për të ndihmuar betejën e saj kundër Rusisë.

Top Channel