Rusia akuzon SHBA-në për prodhim armësh biologjike/ I dërguari i përhershëm i Shqipërisë në OKB: Teori konspirative!

12/03/2022 00:14

I dërguari i përhershëm i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha i ka cilësuar teori konspirative akuzat e Rusisë se SHBA-ja ka bërë eksperimente për të prodhuar armë biologjike në Ukrainë.

Gjatë fjalës së tij në OKB, Hoxha tha se akuzat e Rusisë, “janë pjesë e luftës së informacionit”, që ka ndërmarrë shteti që prej 17 ditësh ka nisur sulmin ndaj Ukrainës.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tre ditë më parë tha se Amerika ka eksperimentuar në Ukrainë për të prodhuar armë vdekjeprurëse biologjike.

Përfaqësuesi i OKB-së tha se nuk ka fakte për këtë, dhe nuk është për t’u habitur, se SHBA po e bën këtë gjë në fshehtësi të plotë. Ka një konventë që ndalon armët biologjike dhe toksike. Për ata që janë me armë në Ukrainë duhet ta kuptojnë s do tyë mbajnë përgjegjësi, ashtu si ato vende që dërgojnë mercenarë në Ukrainë”, u shpreh Lavrov.

Top Channel