Protesta për uljen e çmimeve në Bulqizë, protestuesit bllokuan aksin nacional Klos-Tiranë

12/03/2022 12:04

Arrestimi i pesë personave dhe shoqërimi i 16-të tjerëve gjatë protestës së mbrëmjes së kaluar ka bërë që banorët e Bulqizës të jenë frikësuar për protestat, ndërkohë që protesta ka nisur këtë të shtunë në Klos të Matit.

Burimet për Top Channel, thanë se një pjesë e banorëve kanë dalë të protestojnë në aksin nacional Klos-Tiranë në segmentin e rrugës së Arbërit.

Pamjet tregojnë një numër të madh forcash policore, ndërkohë protestuesit u shpërndanë.

 

Top Channel