Putini kërkon “të rrafshojë” Kievin, ukrainasit: Këtu do të gjesh Stalingradin!

12/03/2022 16:28

Putinit po i humbet durimi, e për këtë, thotë BBC nuk ka dyshim: Rusia është duke lëvizur drejt një faze të re të konfliktit.

Forcat e Moskës kanë grumbulluar artilerinë, raketat e dronët e tyre pranë qyteteve ukrainase, por shenjestra e madhe mbetet kryeqendra e vendit të mësyrë, Kiev. Treguesi ndoshta më i qartë sesi Rusia i zhvillon betejat e saj përfundimtare janë veprimet e saj në Grozni të Cecenise, që u kthye në qytetin më të të bombarduar të globit, apo në Aleppo të Sirisë, ku sërish la pas një vazhdë të madhe shkatërrimesh.

A është qëllimi i Moskës të sakatojë në të njëjtën mënyrë edhe Kievin? Vështirë të thuhet, pohon korespodenti i BBC-së për sigurinë, Frank Gardner. Kyiv është historik – ishte kryeqendra e Perandorisë Kievan Rus, shumë kohë përpara se Moska të ekzistonte. Dhe nëse ai rrafshon Kievin dhe lajmi për këtë mbërrin në Rusi, nuk do të pritet aspak mirë. Ukrainasit vetë janë të përgatitur ta mbrojnë kryeqytetin e tyre.

Beteja për Kievin do të jetë Stalingradi i r ii Rusisë, tha një ligjvënes ukrainas, Sviatoslav Yurah, dhe ish këshilltar i presidentit Zelensky, i cili është duke i ndihmuar personalisht vullnetarët që po përgatisin mbrojtjen e qytetit. Bombat ruse dëgjohen gjithmonë e më afër, dhe në periferi luftohet, megjithatë Rusia duhet të përgatitur edhe ajo për humbje të rënda këtu, shton Yurah.

Zelensky vetë deklaroi se humbjet në radhët e ushtrisë ruse ishin më të mëdha në dekada të tëra, e tha se bataljoni 31 i grupeve taktike ruse nuk e ka më aftësinë për të luftuar. Ai kërkoi gjithashtu lirimin e kryetarit të bashkisë së Melitopolit, i cili u rrëmbye në rrugë nga ushtarët e Moskës.

Zelensky: Pushtuesit kanë kapur kryebashkiakun e Melitopolit, Ivan Fedorov, një njeri që e ka mbrojtur me guxim Ukrainen dhe banorët e komunitetit të tij. Kjo tregon shenjë dobësie nga ana e trupave ruse. Po kalojnë në një fazë të re terrori, me perpjekjet për të eleminuar fizikisht përfaqësuesit e pushtetit legjitim lokal ukrainas.

Top Channel