“Programet live kanë audiencë të padiskutueshme”, Agim Poçari tregon tre raste

11/03/2022 21:31

Agim Poçari ishte i ftuar tek “Ëndërrtjerrësit” për të kujtuar fillimet e Top Channel.

Agim Poçari: Në pjesën e entertainment ka pasur vështirësi se filluan emisionet në studio si Fiksi e Portoakalli, dhe Top Selecti. Kam pasur 2 probleme, arkivën që e kisha si synim dhe sot ky emision e tregon se ka pasur arkivë të mrekullueshme. Edhe VGA-ja e famshme e që atëherë ka qenë një risi që unë i kam ndjekur me qejf.

Pamjet e tregojnë më së miri që mbledhjet ishin para se të krijohej televizioni. Programacioni i parë ka filluar me lajmet dhe ka qenë emisioni Bardh e Zi dhe më pas emisioni i sportit. Unë isha dhe drejtor i Top Show se pak njerëz ishim.

Pocari foli edhe për audiencën duke thënë se programet live kishin gjithmonë shikueshmëri më të lartë dhe përmendi tre raste.

Agim Poçari: Programet që janë live kanë audiciencë të padiskutueshme. Ato gjithmonë të mbledhin para kamerës. Në kohën time mbaj mend debatin e Edi Ramës me Fatos Lubonjën, finalja e kampionatit Botëror dhe nata finale e Big Brother.

Top Channel