Java vrasëse në kufirin jugor të SHBA kulminon me 4 të mbytur gjatë kalimit të lumit Rio Grande, 2 prej të cilëve fëmijë (fotot)

11/03/2022 21:31

Trupat e katër emigrantëve janë nxjerrë nga lumi Rio Grande gjatë kësaj jave, mes të cilëve një katër-vjeçar uruguaian dhe një vajzë gjithashtu 4-vjeçare nga Nikaragua, të mbytur teksa tentonin të kalonin lumin.

Tragjeditë theksojnë rrezikun me të cilin përballen emigrantët që rrezikojnë jetën e tyre për një shans të kërkimit të azilit në SHBA, megjithse nuk ka asnjë siguri per kete nga zyrtarët e emigracionit të administratës së presidentit Joe Biden.

Patrullat kufitare amerikane pranë Del Rio në zonën e Texas, gjetën trupin e pajetë të katër-vjecares Angelica Mariel Silva mëngjesin e djeshëm.

Zbulimi i vrazhdë vjen disa ditë pas gjetjes së fëmijës nga Nikaragua që ishte marrë nga ujërat e rrëmbyera të lumit Rio Grande teksa kalonte nga Coahuila e Meksikës drejt Texas, së bashku me nënën e saj dhe një grup emigrantësh.

Angelica María Silva Mendoza tha për rrjetin meksikan El Tiempo Monclova se një burrë ishte duke mbajtur të bijën në shpatulla kur një rrymë e fortë i mori ata tragjikisht me vete mbrëmjen e 5 marsit.

Nëna e tronditur e vajzës dëgjonte ulërimat për ndihmë të Angelica Mariel para se ajo të zhdukej në errësirë.

Silva Mendoza raportoi incidentin te garda kombëtare e Texas të cilët vetëm dje mundën të lokalizonin trupin.

Të mërkurën autoritetet meksikane gjetën trupin e 25 vjeçares Alessa Patiño dhe djalit të saj katër-vjecar Ismael Patiño, kur nënë e bir nga Uruguai tentuan të kalojnë Rio Grande por u ndanë nga bashkëshorti i gruas Guillermo Matos, 33 vjeç, i cili i mbijetoi tentativës së dështuar.

Ata ishin në mes të Rio Grande kur u morën nga një rrymë e papritur, që raportohet se erdhi nga lëshimi i ujit nga diga La Amistad pranë vendit.

Sipas të përditshmes Zocalo, të paktën 15 emigrantë janë mbytur në lum prej 1 janarit, duke tentuar të kalojnë nga Coahuila drejt SHBA përmes Rio Grande.

Të paktën 45 njerëz janë shpëtuar nga mbytja në lum shtatë ditët e fundit, pasi nuk kishin vërejtur palajmërimet e autoriteteve kufitare si meksikane dhe amerikane për rrezikun.

Instituti amerikan i emigracionit ka interceptuar prej 1 janarit të paktën 73,034 emigrantë që tentojnë të hyjnë në SHBA.

Ata shtonin se 19,095 individë vinin nga Guatemala, 13,867 nga Honduras, dhe 4,165 emigrantë ishin nga El Salvador.

Pjesa tjetër prej 40,927 emigrantësh ilegalë ishin nga vende të tjera të Amerikës latine, nga Afrika, Evropa dhe Azia.

FOTO GALERI
1/6
Angelica Silva, kater vjecarja nga Nicaragua qe vdiq me 4 mars

Top Channel