Lufta në Ukrainë, dëgjohen të shtëna me armë në Kiev

11/03/2022 22:54

Të shtëna me armë u dëgjuan para pak minutash në qendër të Kievit.

Pak më herët jehuan sirenat dhe në vazhdim disa breshëri automatikësh.

Në orët e vona të së premtes rusët  kanë intesifkuar sulmet  në Ukrainë, dhe është bomarduar qyteti jugor i Mikolaiv.

Videot e postuara në rrjetet sociale treguan vatra zjarresh të shumta në zonë ndërsa Vitaliy Kim, kreu i Administratës së Rajonit të Mykolaiv, tha se pati sulme edhe pranë Guryivka, në veri të qytetit.

Kim tha se bombardimet po godisnin pa dallim, edhe objektiva civile duke përfshirë një kafene dhe një bllok apartamentesh. Nëse Mykolaiv bie, Rusia do të jetë gjithnjë e më afër kontrollit të të gjithë bregdetit jugor, gjë që do të ishte simbolikisht dhe strategjikisht mjaft e rëndësishme.

Top Channel