Instagram mbyllet në Rusi, modelja ankohet e përlotur: Kjo është e gjithë jeta ime (fotot)

12/03/2022 16:03

Instagram, dhe i gjithë grupi i Facebook duket se po mbyllen në Rusi prej sanksioneve të luftës në Ukrainë.

Kështu që disa modele apo siç njihen ndryshe  “influencues” vendas janë zënë në panik për të mos humbur ndjekësit e tyre.

Por varësia nga bota virtuale shkon edhe në dimesione më ekstreme siç shihet në një video të një modeleje ruse me rreth 3 milionë ndjekës, e cila e përlotur i shpjegon ndjekësve të saj trishtimin për mbylljen e Instagram.

Video

«Nëse mendoni se Instagram është vetëm një burim fitimesh, gaboheni rëndë. Instagram është e gjithë jeta ime, i gjithë shpirti im. Këtu unë zgjohem dhe më zë gjumi prej pesë vjetësh çdo ditë tashmë»

Në të njëjtën linjë fliste dhe modelja ruse Tina Kandelaki e cila i shkruante 3,2 milionë ndjekësve të saj: «Instagram po jeton orët e tij të fundit në Rusi. Ju ftoj të ndiqni profilet e mia në rrjetet e tjera. Le të qëndrojmë së bashku!».

Kandelaki listonte më pas rrjetet e tjera sociale: VK (VKontakte, versioni rus i Facebook), Telegram e Yappy. Kjo e fundit duket se është një platformë sociale e financuar nga Gazprom.

Top Channel