Një banesë është djegur plotësisht këtë mëngjes në Gjirokastër pranë ish tregut të fruta-perimeve.

Një banesë është djegur plotësisht këtë mëngjes në Gjirokastër pranë ish tregut të fruta-perimeve.

Ajo i përkiste familjes së Bujar Xhambazit nga komuniteti rom. Momentalisht ajo qëndronte e mbyllur dhe mësohet se familja Xhambazit do të kalonte në këtë banesë muajt e verës.

Kreu i zjarrfikëseve Pëllumb Shalari konfirmoi se u njoftuan nga fqinjët e familjes Xhambazi rreth orës 6.30 të mëngjesit për një zjarr që kërcënonte të gjitha barakat e lagjes së romëve të vendosura në këtë zonë pranë lumit Drino.

Ndërhyrja siguroi që zjarri të izolohet duke djegur vetëm një banesë. Shkak deri tani mendohet të ketë qenë pakujdesia. Një zjarr që banorë të tjerë kanë ndezur shumë pranë zonës së banuar për ngrohje e që më pas ishte braktisur duket se ishte pikënisja e situatës.

Zjarri në këtë lagje është një fenomen i përsëritur. Një zjarr vitin e kaluar kërcënoi edhe jetën e banorëve. Natyra e ndërtimit dhe prania e materiale të shpërndara në të gjithë territorin bën që siguria në rast zjarri të jetë minimale.

Top Channel