VIDEO/ Policia mbush me gaz lotsjellës sheshin, protestuesit futen në ambientet e një librarie pasi ndihen keq

28/11/2026 17:29

Situata në protestën në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar. Policia ka përdorur sërish gaz lotsjellës në shesh, duke detyruar disa protestues të largohen nga zona e përplasjes.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë disa protestues që janë futur në ambientet e një librarie pranë sheshit, pasi kanë shfaqur shqetësime për shkak të gazit lotsjellës.

Përdorimi i gazit ka shkaktuar vështirësi në frymëmarrje dhe shqetësime te personat e pranishëm në zonë, ndërsa disa prej tyre kanë kërkuar strehim në ambientet e bizneseve përreth.

Protesta është shoqëruar gjatë orëve të fundit me përplasje mes protestuesve dhe Policisë.

Top Channel