Lajmi i fundit/ Lëndohet një tjetër protestueses, shtrihet pa ndjenja në sheshin “Skënderbej”, merret në krahë nga disa të tjerë Protesta në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa incidentet mes protestuesve dhe forcave të Policisë janë intensifikuar.
Gjatë zhvillimeve të fundit janë hedhur bomba molotov në drejtim të Bashkisë së Tiranës dhe ministrisë që ndodhet pranë saj.
Në përgjigje të situatës, Policia ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve, duke mbushur me tym zonën përreth sheshit.
Përplasjet dhe incidentet kanë krijuar një situatë të vështirë në këtë pjesë të kryeqytetit, ndërsa protestuesit vijojnë përballjen me forcat e rendit.
Protesta është shoqëruar edhe më herët me hedhje molotovësh, përdorim të lazerëve në drejtim të efektivëve dhe shoqërime të personave në komisariat.
Top Channel