Protesta e dhunshme në vend/ Përplasjet në sheshin Skënderbej, protestuesi shtrihet në tokë i lënduar
28/11/2026 16:22
Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të Policisë në sheshin “Skënderbej” kanë sjellë edhe persona të lënduar.
Një protestues është parë i shtrirë në tokë, në mes të tensioneve dhe incidenteve të regjistruara gjatë tubimit.
Situata në shesh është tensionuar pas përplasjeve mes palëve, ndërsa protestuesit kanë përdorur bomba molotov dhe lazerë në drejtim të efektivëve të Policisë.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë protestuesin të shtrirë në tokë.
Top Channel