Ulen ndjeshëm çmimi i naftës dhe në Kukës/ Qytetarët prej kohësh blejnë karburant në Prizren

11/03/2022 12:14

Pikat e karburanteve në qytetin e Kukësit këtë të premte kanë ulur ndjeshëm çmimin e naftës.

Siç shihet nga pamjet vihet re që ulja nuk është e njëjtë në të gjitha pikat e furnizimit me karburant.

Çmimi në një karburant shënon 2.43, në një tjetër 2.23 dhe në një tjetër 2.33, ç’ka tregon që pikat e shpërndarjes së naftës nuk janë të unifikuara me njëra-tjetrën për të ulur çmimin e karburantit.

Por ka dhe nga ato karburante që nuk kanë të shfaqur asnjë çmim, në të cilën nuk arrin të kuptosh çmimin real, nësë ka ulje apo ngritje të çmimit.

Ditën e djeshme, çmimi i naftës në të gjitha pikat në Kukës ka qenë në shifrën 2.64.

Ndërkohë prej kohësh shumë prej automjeteve, si personale dhe ato të udhëtarëve, makinat e tyre me naftë i mbushin në qytetin e Prizrenit pasi çmimi atje rezulton të jetë më i lirë se në Kukës e së në të gjitha qytetet e tjera të Shqipërisë.

Top Channel