Çmimi në reklamë i sheqerit i ndryshëm nga fatura, gjobitet me 400 euro marketi në Gjilan

11/03/2022 10:23

Një market në Gjilan është gjobitur nga Inspektori i tregut, për shkak të mos përputhjes së çmimneve të produkteve.

Gjoba prej 400 eurosh është vendosur pasi çmimi i reklamuar i sheqerit në paketim 5 kilogramësh ka qenë 4.09 euro, ndërsa në arkë konsumatori ka paguar 4.19 euro.

Ditëve të fundit, për shkak të rritjes së naftës, është abuzuar edhe me rritjen e çmimeve të tjera të produkteve të shportës.

Top Channel