Protestat nuk ndalen! Këtë mëngjes protestoi Lushnja dhe Korça

11/03/2022 12:29

Protestat kundër çmimit të naftës vazhdojnë. Mëngjesin e së premtes u protestua në Lushnjë dhe Korçë.

Protesta e Lushnjës u zhvillua në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit” në aksin nacional Lushnjë-Fier, ku u mblodhën banorë të njësive administrative. Ata bllokuan rrugën për më se gjysmë ore.

Studentët në Korçë kanë protestuar për rritjen e çmimit ta naftës pasi shprehen se janë ndër më të prekurit. Rritja e çmimit të naftës ka sjellë rritjen deri në dyfishim të biletave të transportit ç’ka sipas tyre e bën të papërballueshme lëvizjen. Një student nga Pogradeci duhet të paguajë 500 lekë çdo ditë vajtje ardhje ndërsa një nga Devolli 400 lekë, ç’ka sipas tyre është e papërballueshme për familjet.

Ndërkohë policia njoftoi se ka arrestuar dhjetëra persona për bllokimin e rrugëve gjatë protestave të së enjtes në Lezhë Shkodër Elbasan dhe Durrës.

Top Channel