Përfaqësuesi i Kinës në OKB Zhang Jun i ka përshkruar bisedimet e shumta të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës si hapa pozitivë drejt arritjes së paqes dhe se do të kontribuojë në rolin e saj në de-përshkallëzimin e situatës.

Në takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së ai thotë se Kina i kushton rëndësi të madhe bio-sigurisë dhe sigurisë dhe kundërshton me vendosmëri zhvillimin, posedimin dhe përdorimin e armëve biologjike dhe kimike nga çdo vend.

Jun bën thirrje që çdo vend që nuk i ka shkatërruar ende rezervat e tyre të armëve kimike duhet ta bëjë këtë sa më shpejt të jetë e mundur.

Lidhur me informacionin e lëshuar nga Rusia për armët biologjike, Zhang Jun thotë se Kina është e shqetësuar dhe kërkon që kjo çështje duhet të trajtohet siç duhet.

Deri më tani, Rusia nuk ka dhënë asnjë provë për pretendimin e saj se Ukraina ka zhvilluar armë biologjike në koordinim me SHBA, ndërsa Ukraina e mohon këtë.

Top Channel