Studentët e Universitetit të Tiranës, kanë paralajmëruar se do të ngrihen në protestë ditën e sotme ne orën 16:30, për të kërkuar uljen e çmimeve.

Njoftimi është i ndarë në rrjetet sociale, ku kërkohet që të gjithë studentët të nisen nga universiteti i tyre dhe të marshojnë para kryeministrisë.

Sot, ora 16:30 para Fakultetit Ekonomik bëhet nisja drejt protestës para kryeministrisë. Studentët e FHF, FGHH, FEUT, mblidhemi e nisemi së bashku”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Universiteti Bujqësor i Tiranës, tashmë ka nisur protestat ku një grup studentësh kërkojnë uljen e çmimeve.

Top Channel