Rrjeti i grave sipërmarrëse, do të veprojë në rajonin e ballkanit perëndimor

11/03/2022 15:28

Goditjet e forta sociale dhe ekonomike si pasojë e luftës në Ukrainë, në sytë e ndërkombëtarëve sjellin domosdoshmërinë e fuqizimin të gruas.

Ndaj këtë të premte është krijuar rrjeti rajonal i grave sipërmarrëse në rajonin e ballkanit perëndimor.

Gjatë takimit të sotëm të organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, u renditën arsyet pse është e rëndësishme mbështetja e grave në rajon, pasi ato përfaqësojnë gjysmën e popullsisë, por një në dy gra në Ballkanin Perëndimor janë jashtë tregut të punës.

Vetëm një në 4 pronarë biznesesh janë gra ndëkohë 38% e grave janë të papuna.

Top Channel