Përndiqte dhe kërcënonte shtetasen, arrestohet 29- vjeçari në Bulqizë

11/03/2022 11:57
Foto ilustruese

Një 29-vjeçar që dyshohet se përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një shtetase në Bulqizë është arrestuar këtë të premte.

Policia njofton se shtetasi me iniciale A. C. U ndalua pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 31- vjeçare, si dhe e ka kërcënuar e shantazhuar nëpërmjet mesazheve në telefon.

Ai do të hetohet nga Prokuroria e Dibrës.

Top Channel