Rritja e çmimit të karburantit ka ngritur në protestë edhe shoqatën e taksive, të cilët protestën e nisën tek kryeministria për ta vijuar tek Bashkia dhe Ministria e Infrastrukturës.

Bilbil Cara, kryetari i sindikatës shqiptare të taksive: Të ulë akcizën dhe TVSH për shërbimet taksi.

Ndër problematikat të tjera taksistët renditën edhe luftën me informalitetin, ku individë të palicensuar ofrojnë shërbim taksi.

“Me çmimet aktuale taksistët i druhen falimentimit që do të çonte në mbyllje të shërbimit të tyre. Në të gjithë vendin ka më shumë se 3 mijë taksistë që operojnë ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë në kryeqytet.”

 

Top Channel