Dhjetëra banorë të Lushnjes janë mbledhur për të protestuar në qendër të qytetit.

Protesta është lajmëruar në rrjete sociale për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës dhe karburantit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se në protestë ka edhe militant partie të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Ndryshe nga dita e djeshme, protesta e ditës së sotme ka pjesëmarrje më të ulët dhe është mbyllur më herët.

Top Channel