Aksident në Fushë-Krujë, makina përplas motorin. Përfundon në spital një person

11/03/2022 10:52

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 10:20 në Fushë-Krujë.

Policia bën me dije se një automjet me drejtues shtetasin K. P.,  ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin T. U.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, T. U., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel