Ish-presidenti i Ukrainës: Fitorja ruse do të ishte një ‘katastrofë’ për botën

11/03/2022 18:00

Ish-presidenti i Ukrainës thotë se do të ishte një “katastrofë” për botën nëse Rusia do të dilte e fituar nga Lufta me Ukrainën.

Viktor Jushçenko, i cili shërbeu si lider i Ukrainës nga viti 2005 deri në vitin 2010, tha për BBC-në se ai mund të parashikojë vetëm dy mënyra të mundshme me anë të cilave përfundon konflikti aktual.

“Ose do ta shtyjmë ushtarin e fundit rus nga Ukraina dhe kjo do të jetë një përgjigje e pjesshme ndaj fitores në këtë luftë. Ekziston një opsion tjetër teorik, i cili është kur heroi i fundit ukrainas vdes,”  thotë ai.

Po ashtu ai shton se nëse Rusia vazhdon nën Putinin dhe kjo do të ishte një tjetër katastrofë për të gjithë botën.

 

Top Channel