“Është provokim”/ Ukraina akuzon Rusinë: Po godisni Bjellorusinë që ta fusni në luftë

11/03/2022 16:36

Ukraina ka akuzuar avionët rusë se kanë qëlluar në një vendbanim bjellorus pranë kufirit nga hapësira ajrore ukrainase si një përpjekje për të futur Bjellorusinë në luftë.

Forca ajrore ukrainase tha se në mesditë, shërbimi shtetëror kufitar mori informacion se avionët rusë ishin ngritur nga një fushë ajrore në Bjellorusi, kishin kaluar në hapësirën ajrore të Ukrainës dhe më pas kishin qëlluar në Kopani, një fshat në Bjellorusi, sipas Reuters.

Ky është një provokim ! Qëllimi është përfshirja e Forcave të Armatosura të Republikës së Bjellorusisë në luftën me Ukrainën!”, tha Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës në një deklaratë.

Ushtria ukrainase tha se dy vendbanime të tjera bjelloruse ishin gjithashtu në shënjestër të operacionit.

Top Channel