Teksa në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë po zhvillohen protesta kundër rritjes së çmimeve, në Korçë policia po kryen shoqërime të personave që morën pjesë në protestë mesditën e sotme.

Policia ka shoqëruar 7 persona për shkak të bllokimit të rrugëve në qytet gjatë protestës të orës 13:00 ku qindra qytetarë korçarë kanë kundërshtuar rritjen e çmimeve.

Vijojnë ende shoqërimet dhe pritet që të rritet numri.

Top Channel