Paralajmëron Macron: Europa është destabilizuar, mund të jetë më keq pas 12 deri në 18 muajsh

11/03/2022 19:23

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se furnizimet ushqimore evropiane dhe afrikane do të “destabilizohen thellësisht” nga lufta Ukrainë-Rusi.

Ndërsa ka mbajtur një  konferencë për shtyp pas një samiti të liderëve të BE-së në Versajë, ditën e sotme, Macron tha se Evropa ëshët destabilizuar nga lufta në këtë drejtim dhe mund të jetë më keq në 12 deri në 18 muaj e ardhshëm.

“Evropa jonë tashmë është e destabilizuar nga lufta në këtë drejtim dhe mund të jetë më keq në 12 deri në 18 muaj”, tha Macron.

Ai paralajmëroi se si Evropa edhe Afrika do të destabilizohen thellësisht në furnizimet ushqimore.

Gjithashtu, ai shtoi se liderët evropianë do të bëjnë gjithçka që e konsiderojmë efektive dhe të dobishme për të ndaluar Rusinë në këtë rrugë agresioni ndaj Ukrainës.

Udhëheqësi francez tha se do të flasë sërish me presidentin rus Vladimir Putin së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Rusia dhe Ukraina janë lojtarët kryesorë në tregtinë globale bujqësore , me të dyja vendet që përbëjnë një të katërtën e eksporteve botërore të grurit, të misrit e të vajit të lulediellit.

Top Channel