E shtunë, 09 Maj 2026
06:58
Deputetët e PD me maska dhe përballje frontale, çfarë nuk u pa në protestën e tetë të opozitës

Protesta e tetë kombëtare e thirrur sot nga opozita, e nisur në orën 19:00 është mbyllur pas rreth një orë e gjysmë.

00:24
Rikthim i papritur, Suarez shprehet i gatshëm për Botërorin, 18 muaj pasi u tërhoq nga kombëtarja

Luis Suarez ka njoftuar zyrtarisht gatishmërinë e tij për t’u rikthyer me përfaqësuesen e Uruguait për Botërorin e ardhshëm, duke thyer kështu pensionimin e tij ndërkombëtar të shpallur më shumë se 18 muaj më parë.

00:20
Frosinone rikthehet në elitë, sigurohet ngjitja në Serie A ku për herë të fundit ishte në vitin 2024!

Frosinone ka arritur zyrtarisht objektivin e madh, duke siguruar promovimin në Serie A për sezonin e ardhshëm.

00:15
Al Hilal fiton Kupën e Mbretit, përmbysje dramatike ndaj Al Kholood dhe trofeu i parë për Inzaghin

Një gol vendimtar i shënuar nga Theo Hernandez në sekondat e fundit të pjesës së parë i ka dhënë fitoren skuadrës së Al Hilal, e cila mundi me përmbysje 2-1 Al Kholood në finalen e madhe të Kupës së Mbretit në Arabinë Saudite.

E premte, 08 Maj 2026
23:34
Torino e Ismajlit e papërmbajtshme në shtëpi, mposht Sassuolon me përmbysje

Java e 36 e Serie A u hap me fitoren e Torinos që konfirmohet si një skuadër solide me trajnerin D’Aversa në pankinë. Skuadra granata arriti të mposhtë me përmbysje Sassuolon me rezultatin 2-1 duke marrë 3 pikët e kësaj përballjeje.

23:02
Çudia e Luis Enrique-s, fton për ditëlindjen e tij lojtarët për darkë, por vetë nuk shfaqet

Trajneri organizoi një mbrëmje në restorant për të festuar kualifikimin në finalen e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve dhe ditëlindjen e tij të 56-të. Mirëpo, kur lojtarët mbërritën…

22:50
“Nuk shoh ëndrra me sy hapur për tu bërë këngëtar”/ Rama porosi të rinjve për përfitimet nga teknologjia: Të gjithë mund të bëheni Steve Jobs

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në takimin me vajza e djem fitues të programit të startup-eve për vitin 2025 dhe aplikantëve për vitin 2026 në qytetin e Elbasanit.

22:47
Hedhja e lëndëve piroteknike, molotovit dhe gurëve drejt tyre, tre efektivë policie përfundojnë te Trauma, lëndohet edhe një protestues

Nuk ka kaluar pa pasoja kjo protestë e sotme e thirrur nga opozita. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se tre efektivë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spital për mjekim.

22:43
Botërori 2026 dhe kandidatët për ta fituar, Lionel Messi nuk përfshin…Argjentinën

Lionel Messi përgatitet për atë që mund të jetë Botërori i fundit në karrierën e tij. Por kur duhet edhe pak më shumë se 1 muaj nga fillimi i eventit, parashikimet e tij do të diskutohen shumë.

22:08
“Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri”, mbyllja e protestës, Berisha mesazh tubuesve: Mirënjohje për guximin, beteja vazhdon 

Pas mbylljes së protestës Berisha ka folur jashtë selisë së PD.

22:01
I riu nga Lezha tenton të hyjë me makinë në sheshin “Skënderbej” të mbushur me njerëz, shmanget incidenti i rëndë

Një i ri nga Lezha ka tentuar të futet në sheshin “Skënderbej”, por fatmirësisht ngjarja është parandaluar. Incidenti raportohet të ketë ndodhur para dy ditësh, por vetëm së fundmi detajet janë bërë publike.

21:58
Zjarri i madh shkrumbon biznesin në Radhimë, rrezikohen hotelet dhe ndërtesat pranë zonës

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën kodrinore të fshatit Radhimë, pranë disa hoteleve dhe strukturave turistike.

21:41
Cristiano Ronaldo jr, drejt Evropës; PSG, Real Madrid, Bayern dhe 3 klube italiane të interesuara

Cristiano Ronaldo është gati të kthehet në Evropës dhe nuk bëhet fjalë për yllin botëror që aktualisht është në radhët e Al Nassr, por për djalin e 41 vjeçarit, Cristiano Ronaldo Junior.

21:33
90 minuta protestë mes motolovëve, fishekzjarrëve dhe gurëve drejt efektivëve, policia kundërpërgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës, Berisha ‘blindohet’ nga truprojat

Është mbyllur pas rreth një orë e gjysmë protesta e thirrur sot nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

21:30
Mbyllet protesta e PD, Noka tërheq tubuesit demokratë drejt selisë blu, Berisha futet në zyrë

Është mbyllur protesta e Partisë Demokratike pas rreth 90 minutash.

21:26
Tubimi i PD-së, reagon Berisha: Ishim në marshim paqësor, policia na bllokoi rrugën, do marrin përgjigjen e merituar

Pas tubimit para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme ka reaguar edhe kreu i PD-së Sali Berisha.

21:21
Pas molotovëve dhe fishekzjarrëve, protestuesit nisin dhe gjuajnë me gurë drejt kordonit të policisë

Me tensione është shoqëruar protesta e sotme e PD, edhe pse u tha dhe njoftua se do të ishte paqësore

21:21
Foto/ Ujë me presion drejt Berishës, bodyguardët “blindojnë” kreun e PD-së

Protestuesit e PD-së kanë përdorur molotovë gjatë tubimit të tyre dhe marshimit drejt Ministrisë së Brendshme.

21:19
Parada e pazakontë/ Nga Ferrari te Lamborghimi  e McLaren, një “gjerdan” makinash lukzose zbukuron aksin Elbasan-Librazhd

Një paradë makinash superluksoze ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve këtë fundjavë përgjatë aksit Elbasan-Librazhd dhe unazës së Elbasanit.

21:11
Skualifikime dhe pezullime, vendimet e radhës së Komisionit të Disiplinës

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka bërë të ditura vendimet e radhës për incidente të ndodhura në ndeshjet më të fundit të futbollit shqiptar duke gjobitur klube e duke sanksionuar zyrtarë dhe lojtare të ndryshme.

21:09
Protesta e PD, Bledion Nallbati përplaset fizikisht me efektivët: Kujdes po të them se një ditë…

Deputeti i PD Bledion Nallbati është përplasur fizikisht me efektivët e policisë, të cilët kanë krijuar kordon për të bllokuar marshimin drejt Ministrisë së Brendshme.

21:07
Pas molotovëve, protestuesit e PD-së hedhin fishekzjarrë, reagon policia

Pas hedhjes së molotovëve, protestuesit e PD-së kanë përdorur edhe fishkezjarrë.

20:59
“Natën shkarkojnë kamionët me inerte në Përroin e Zaranikës”/ Banorët alarmojnë Fiks Fare: Rruga u shkatërrua, mbetjet pranë shtëpive dhe fëmijëve

Prej disa ditësh, emisioni investigativ “Fiks Fare” ka transmetuar pamje nga hedhja e mbetjeve inerte në Përroin e Zaranikës, në qytetin e Elbasanit. Pas denoncimit, Fiksi shkoi në terren për të parë nga afër situatën problematike që prej vitesh shqetëson banorët e zonës.

20:56
“Jam i kënaqur të njoftoj armëpushim 3-ditor”, Trump me njoftim të rëndësishëm për luftën Ukrainë-Rusi: Festë në të dyja vendet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot një shkëmbim të papritur të të burgosurve dhe një armëpushim tre-ditor në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, nga 9 deri më 11 maj.

20:55
Policia ‘gardh’ në Bulevard, protestuesit shtyjnë fizikisht efektivët, hidhet sërish ujë dhe gaz lotsjellës

Protestuesit e PD kanë nisur përplasjet fizike me efektivët e policisë.

20:50
Foto/ I dyshuar si autor i vrasjes së 66-vjeçarit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

Policia ka shpallur në kërkim 50-vjeçarin Tori Ruci alias Viktor Ruci, si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 66-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ndërkohë që korrespondentja e Top Channel, Entjola Budo, ka arritur të sigurojë edhe foton e tij.

20:48
Tensionet në tubimin e PD-së, Bardhi përplaset me efektivët e policisë: Pse e provokoni protestën, është paqësore

Deputeti Gazment Bardhi është përplasur gjatë protestës me efektivët e policisë.

20:33
Marshimi drejt Ministrisë së Brendshme/ Protestuesit e PD-së hedhin molotovë, policia i shpërndan me gaz lotsjellës dhe ujë

Protestuesit e PD kanë hedhur molotovë gjatë marshimit të tyre drejt Ministrinë e Brendshme.

20:28
U akuzua për rrjet të strukturuar spiunazhi, KE liron nga akuzat komisionerin hungarez Oliver Varhelyi

Komisioni Evropian ka liruar nga akuzat mbi komisionerin hungarez Olivér Várhelyi pas një hetimi mbi një rrjet të dyshuar spiunazhi në Bruksel, që synonte stafin e BE-së.

20:27
Pas thirrjeve para Kryeministrisë, protestuesit e PD nisen drejt Ministrisë së Brendshme

Pas thirrjeve para Kryeministrisë me altoparlant, protestuesit të drejtuar nga Sali Berisha dhe deputetët e PD janë nisur drejt ministrisë së Brendshme.

20:27
Në prag të Botërorit, gati amnistia nga FIFA për Otamendin dhe Caicedo

Nicolas Otamendi dhe Moises Caicedo pritet të festojnë. FIFA do të bëjë të ditur shumë shpejt amnistinë për të dy futbollistët në mënyrë që të debutojnë në Botërorin e kësaj vere me Argjentinën dhe Ekuadorin.

20:26
“Arsim në vend të bombave”/ Protesta masive në Gjermani, studentët dalin kundër rikthimit të mundshëm të shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Dhjetëra mijëra studentë dolën sot në rrugët e qyteteve gjermane për të protestuar kundër rikthimit të mundshëm të shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

20:24
Bienalja e Venecias 2026/ Shqipëria prezantohet me “A Place in the Sun”: Një pavijon që rishkruan kufijtë e identitetit përmes artit bashkëkohor

Pavijoni Kombëtar i Shqipërisë u inaugurua sot në edicionin e 61-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në La Biennale di Venezia, me prezantimin e veprës “A Place in the Sun” nga artisti Genti Korini, kuruar nga Małgorzata Ludwisiak.

20:00
“Më pëlqejnë vajzat e vogla”/ Ish-lojtari i Milanit në telashe, bisedë me një minorene. Bournemouth e pezullon

Alex Jimenez është në telashe të mëdha në Angli. Mbrojtësi i krahut që Bournemouth e mori në muajin shkurt nga Milani është përfshirë në vorbullën e polemikave të forta për shkak të disa mesazheve të papërshtatshme që u bënë virale në rrjetet sociale që 21 vjeçari ka shkëmbyer me një vajzë 15 vjeçare.

19:47
Kërcënohet Kurti? Mesazhi nga organizata serbe: Sa të lindë agimi, ai do të jetë i vdekur

Organizata terroriste serbe “Severna Brigada” publikoi një kërcënim për ta eliminuar fizikisht kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

19:31
“Për shumëkënd është meme e famshme, për ne protagoniste”, Rama për Muzhaqin: Nuk i merr sa duhet kreditet

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në një takim me të rinjtë e Elbasanit, ku në qendër të vëmendjes janë programet e start-upeve dhe financimet shtesë që do të bëhen në këtë program. Në fjalën e tij ai tregoi për financimet shtesë, si dhe suksesin e masivitetin e projektit.

19:22
“Ç’të mbeti, vij e bëj unë”/ Robert Ndrenika puth në ballë Veliajn në sallën e gjyqit, zbardhen fjalët e aktorit. Pjesëmarrës edhe figura të tjera të njohura

Aktori shqiptar Robert Ndrenika ndoqi shqyrtimin e padisë së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndaj prokurorit Ols Dado, në sallën e gjyqit.

19:15
“Nuk është për të qeshur, është realiteti”/ Rama takon të rinjtë fitues të programit të startup-eve: Do të rrisim financimet, kushti është që ju të…

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në takimin me vajzat dhe djemtë fitues të programit të startup-eve për vitin 2025 dhe aplikantëve për vitin 2026 në qytetin e Elbasanit.

19:02
Vrasja në Sarandë, pas vdekjes së 66-vjeçarit policia deklaratë zyrtare: Gjashtë persona të përfshirë

Drejtori i drejtorisë së qarkut të Vlorës, Elidon Çela, ka bërë një deklaratë për mediat në lidhje me vrasjen e ndodhur në Qafë Gjashtë të Sarandës.

18:59
Marrëdhënie e tendosur me drejtorin ekzekutiv, Tare dhe Allegri mund të lënë Milanin në këtë verë. Gati edhe zëvendësuesi

Burime të shumta në Itali pohojnë se e ardhmja e Massimiliano Allegrit dhe Igli Tares te Milani është e pasigurt, pavarësisht nëse kuqezinjtë kualifikohen në Champions League.

18:50
Fundjava sërish me trafik në Elbasan, moti me shi pa ndikim në fluksin e mjeteve

Pavarësisht motit me shi, fundjava e gjen sërish Elbasan të bllokuar nga trafiku, një situatë që tashmë është bërë e zakonshme.

18:44
“Më vjen keq për imazhin që krijuam mbi klubin”, reagon Tchouameni: U kërkoj falje të gjithëve

Pas deklaratës së Valverdes dje në lidhje me grindjen që pati me Tchouamenin, ishte radha e francezit për të folur. Ai e bëri këtë të premte me një deklaratë në rrjetet e tij sociale. Klubi tashmë e ka marrë vendimin e tij, një gjobë prej 500 mijë eurosh për secilin lojtar, pa pezullime ndeshjesh.

18:42
Publikohen dokumentet sekrete mbi UFO-t pas urdhrit të Trump/ Pentagoni nxjerr mijëra video dhe foto: Tani keni akses në dosjet e deklasifikuara

Pentagoni ka publikuar ditën e sotme një seri dosjesh të deklasifikuara mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), të njohura më parë si UFO, pas një udhëzimi të dhënë nga Donald Trump në fillim të këtij viti.

18:38
Çfarë nuk u pa në seancën e Veliajt, kush ishin personazhet publike që morën pjesë në proces, momenti kur i puthin dorën

Shqyrtimi i padisë së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndaj prokurorit Ols Dado në Gjykatën Administrative, u ndoq në sallë nga disa aktorë të njohur të skenës dhe teatrit.

18:32
El Clasico më e veçantë në histori, Barcelona shet të gjitha biletat dhe regjistron fitime rekord

Barça dhe tifozët e saj mezi presin El Clasicon e së dielës, në të cilën skuadra mund të sigurojë titullin kundër rivalëve të tyre të përjetshëm.

18:06
Ankand për 100-vjetorin e Marilyn Monroe, ekspozohen foto të rralla dhe objekte ikonike

Foto të pabotuara të Marilyn Monroe dhe një koleksion i rrallë sendesh personale të ikonës së Hollivudit do të dalin në ankand më 1 qershor, në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së aktores legjendare.

18:04
Real Madrid del me deklaratë zyrtare: Gjysmë milioni euro gjobë për secilin, mbyllet çështja Tchouameni-Valverde

Një gjobë shembullore. Kjo ka qenë përgjigja e Real Madridit ndaj një situate që nuk ishte aspak shembullore. Gjysmë milioni euro gjoba për secilin, Valverden dhe për Tchouamenin.

18:03
Kriza e Realit të Madridit, Casillas: Do të ktheja Xabi Alonson në stol…

Legjenda e Realit të Madridit, Iker Casillas i ka idetë e qarta për trajnerin që do të donte të ishte në pankinën e Los Blancos. Një një event të Movistar të zhvilluar në prag të El Clasicos të së dielës, ish portieri i Realit të Madridit që ishte bashkë me legjendën e Barcelonës Carles Puyol, e tha hapur se do të kthente Xabi Alonson.

17:57
Takimi mes Rubios dhe Melonit në Romë, zbardhen diskutimet/ Kryeministria italiane: Uniteti i Perëndimit, shumë i vlefshëm

Giorgia Meloni priti sot në Romë Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në një takim të zhvilluar në Palazzo Chigi.

17:50
Të shtëna në Ngushticën e Hormuzit, SHBA dhe Irani hapin zjarr “të kufizuar” ndaj njëra-tjetrës

Të shtëna me armë zjarri dhe shpërthime janë pikasur rreth Ngushticës së Hormuzit këtë të premte, sipas mediave iraniane, pasi ushtria amerikane sulmoi dy anije të lidhura me Iranin, që përpiqeshin të shkelnin bllokadën amerikane.

17:38
Alarm në Bangladesh/ Mbi 50 mijë raste me fruth dhe 320 viktima, spitalet në kolaps

Bangladeshi po përballet me shpërthimin më vdekjeprurës të fruthit në dy dekadat e fundit, me më shumë se 50 mijë raste të regjistruara dhe të paktën 320 viktima që nga muaji mars, duke vënë nën presion të madh sistemin shëndetësor të vendit.

17:35
Te Real Madridi janë të sigurt, kanë gjetur spiunin e Alvaro Arbeloas brenda ekipit

Që nga 21 marsi kanë nisur zërat se dhoma e zhveshjes së Real Madridit ishte e acaruar me Vinicius, me qëndrimin dhe sjelljen e tij në fushë, si ndaj shokëve të ekipit, ashtu edhe në sjelljen e tij.

17:27
Plagosi murgeshën franceze në Jerusalem, koloni izraelit del para gjykatës

Një kolon izraelit do të dalë në gjyq pasi akuzohet se sulmoi dhe plagosi një murgeshë katolike franceze në Jerusalem, në një incident që autoritetet izraelite e kanë cilësuar si sulm të motivuar nga urrejtja fetare.

17:22
Kërcënime të reja nga Garda Revolucionare për Hormuzin: Le t’u japim një mësim “Yankees” me raketa dhe dronë

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit vijojnë të përshkallëzohen, teksa Garda Revolucionare iraniane ka paralajmëruar anijet ndërkombëtare të qëndrojnë të paktën 10 milje larg anijeve luftarake amerikane që ndodhen në zonë.

17:18
Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ Policia merr masat, ja rrugët ku do të bllokohet lëvizja

Policia e Tiranës ka marrë disa masa për protestën e opozitës ditën e sotme para Kryeministrisë.

17:14
GPS i fshehur në dorezë kirurgjikale, 5 telefona në “airplane mode”/ Si u organizua vrasja e mafiozit në Greqi, itinerari i autorëve

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për ekzekutimin e mafiozit grek Giorgos Moschouris, ndërsa autoritetet greke kanë rindërtuar lëvizjet e grupit që dyshohet se organizoi atentatin në zonën e Halandri.

17:13
Kanadaja në alarm për Davies, mbrojtësi pësoi një tjetër dëmtim muskular

Bayerni i Mynihut konfirmoi këtë të premte për një dëmtim tjetër muskular të pësuar nga Alphonso Davies. Një lajm ky që ndez sirenat e alarmit te Kanadaja kur duhet pak më shumë se 1 muaj që të fillojë botërori i kësaj vere.

17:05
Në Madrid mbizotëron kaosi/ Manchester City nis lëvizjet për Vinicius Jr, ka edhe vetëm një vit kontratë

Nga Spanja raportojnë se Manchester City është i vendosur të firmosë me Vinicius Jr. Klubi anglez po fërkon duart mes kaosit te Real Madrid dhe dëshiron të nënshkruajë yllin 25-vjeçar brazilian, i cili ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.

16:39
“Marinarët janë viktimat e pafajshme të Hormuzit”, dëshmia e të mbijetuarit pas goditjes së anijes: Thuajse humba ndjenjat

Mëngjesin e 1 marsit, një shpërthim i papritur goditi dhomën e motorëve të cisternës MKD Vyom, duke shkaktuar zjarr dhe tym të dendur. Basis, një nga detarët në bord, përjetoi momente frike ekstreme: “Pothuajse humba ndjenjat, por mendova: ‘Jam gjallë. Duhet të iki që këtej’.”

16:29
Një aeroplan i vogël rrëzohet në Massachusetts, plagoset piloti

Një aeroplan i vogël privat u përmbys në aeroportin Cape Cod Gateway në Massachusetts, duke i shkaktuar pilotit lëndime të lehta, sipas autoriteteve lokale dhe mediave amerikane.

16:24
Vrasja me plumb në kokë e 66-vjeçarit në Sarandë, vetëdorëzohet në polici 31-vjeçari/ I dyshuari u dërgua në spital për mjekim, ishte i plagosur me armë zjarri

Një nga të rinjtë e përfshirë në sherrin që përfundoi tragjikisht me vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, është vetëdorëzuar në polici.

16:18
Aksident i rëndë në Berat/ Makina përplas këmbësorin, shoqërohet drejtuesi 20-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në qendër të qytetit të Beratit, në aksin rrugor Axhensi-ish-Merkata.

16:15
‘Lufta civile’ në tenis/ Përse kampionët kërcënojnë me bojkotim të Roland Garros

Tenisi botëror në ditët e fundit është përfshirë në polemika të forta teksa emrat më të rëndësishëm të tij kanë kërcënuar të bojkotojnë turneun e dytë Grand Slam të vitit për shkak të shpërblimit financiar të vendosur nga organizatorët.

16:05
Në Administrative për të mbështetur Veliajn, aktori Robert Ndrenika për kryebashkiakun: Djalë i rritur me probleme, nuk i kuptoj akuzat për të

Aktori i mirënjohur shqiptar Robert Ndrenika ishte sot në Gjykatën Administrative në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj lidhur me çështjen kundër prokurorit të SPAK Olsi Dados.

15:47
Vrasja e 66-vjeçarit me plumb në kokë në Sarandë/ Shpallet në kërkim një nga autorët e dyshuar, nën hetim për trafik droge

Policia ka shpallur në kërkim 50-vjeçarin Tori Ruci alias Viktor Ruci, si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 66-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Sarandë.

15:35
Vizita në Romë/ Rubio takohet me Melonin dhe zv.kryeministrin italian, Tajani: Edhe SHBA-ja ka nevojë për Europën

Me një shtrëngim duarsh të përzemërt dhe një “Si jeni?”, Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, mirëpriti në Palazzo Chigi Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.

15:24
Inflacioni arrin në 2.8%, shkak rritja e çmimeve të energjisë, qirave, transportit dhe ushqimeve

Hyrja në tregjet e kryeqytetit sot shoqërohet akoma më shumë me ankesa për çmimet. Qytetarët shprehen se çdo javë produktet po bëhen më të shtrenjta duke ndikuar drejtpërdrejt tek tryeza e familjeve.

15:20
Pas letrës së deputetes së PD, kryetari i Komisionit të Jashtëm të PE i kërkon Komisionit Europian sqarime për opozitën në Shqipëri

Vetëm pak ditë pas letrës së deputetes së PD Jorida Tabaku për situatën e parlamentit dhe procesit të integrimit në Shqipëri, kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister, i ka kërkuar zyrtarisht Komisionit Europian sqarime për hapësirën e opozitës dhe funksionimin demokratik të institucioneve në vend.

15:18
PSG, Luis Enrique fton skuadrën për darkë për ditëlindjen, por ai vetë nuk paraqitet..

A mund të festohet një ditëlindje pa protagonistin kryesor? Me Luis Enriquen duket se kjo është e mundur.

15:15
Padia e Veliajt në Administrative/ Gjykata shtyn seancën ndaj prokurorit të SPAK, Ndreca: Na shtuan dyshimin që ka presion

Gjykata Administrative ka shtyrë seancën për padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado, më 19 qershor, ora 14:00.

15:00
Humbja e Partisë Laburiste në zgjedhjet lokale, reagon Starmer: Nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen, do ta çoj mandatin deri në fund

Kryeministri britanik Keir Starmer ka reaguar pas rezultateve të para në zgjedhjet lokale në Britani, ku Partia Laburiste ka pësoi humbje të rënda, të cilat duket se do thellohen teksa më shumë kuti votimi vijojnë të numërohen.

14:54
E ardhmja e Igli Tares larg Milanit? Klubi kuqezi mendon shkarkimin e tij, ja kush mund ta zëvendësojë

E ardhmja e Igli Tares duket se do të jetë larg Milanit. Te klubi kuqezi nuk janë shumë të bindur me punën e Drejtorit Sportiv aktual në 2 sesionet e fundit të merkatos dhe mund ta largojnë në fund të sezonit.

14:47
Irani si Ukraina/ Nga lufta, rriten çmimet globale të ushqimeve, mes tyre vaji dhe drithi

Çmimet globale të ushqimit janë rritur për të tretin muaj radhazi, e kjo për shkak të rritjes së kostos së energjisë dhe plehrave kimikë.

14:39
“Unë mund të survejohem e arrestohem, por nuk lejohem t’i drejtohem gjykatës”, Veliaj në seancën kundër prokurorit të SPAK: Po konsiderohem rrezik për drejtësinë

Në fjalën e tij në Gjykatën Administrative, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se po konsiderohet si një rrezik për drejtësinë.

14:32
Padia në Administrative, Veliaj në sallën e gjyqit: E di gjithë Shqipëria që Ols Dado nuk është prokuror

Në Gjykatën Administrative po mbahet seanca për padinë e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndaj prokurorit Ols Dado.

14:26
Vrasja e 66-vjeçarit në Sarandë, zbardhet dinamika/ Viktima hapi zjarr ndaj autorëve pas konfliktit në lokal, policia shoqëron 5 persona

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, ngjarje e rëndë e ndodhur mbrëmjen e 7 majit në fshatin Gjashtë.

14:14
“Kushtetuta përcakton lirinë e medias”/ Veliaj kërkon transmetimin live të seancës, gjykata rrëzon kërkesën

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka kërkuar që gjyqi në Administrative për padinë e kryebashkiakut ndaj prokurorit Ols Dado, të transmetohet live.

13:59
Fundjava me diell dhe shi, temperaturat arrijnë deri në 26 gradë Celsius. Parashikimi i motit për fundjavën

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë ditëve në vijim.

13:58
FOTOLAJM/ Padia e Veliajt për emërimin e Dados në Administrative, aktori Robert Ndrenika shkon për të ndjekur gjyqin

Seancën gjyqësore ku do të shqyrtohet padia e kryebashkiakut Erion Veliaj për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados Prokuror, duket se ka vendosur ta ndjekë nga afër edhe aktori i madh Robert Ndrenika.

13:52
Padia ndaj prokurorit Ols Dado, Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative

Në Gjykatën Administrative shqyrton padinë e kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado, i cili sipas tij ka marrë në 2008 emërimin si prokuror në shkelje të ligjit.

13:52
Von der Leyen telefonatë me Trump: Bëmë progres të kënaqshëm për ratifikimin e marrëveshjes tregtare BE-SHBA

Pas një bisede telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi se ka “përparim të kënaqshëm” midis institucioneve evropiane drejt ratifikimit të marrëveshjes tregtare me SHBA-në deri në fillim të korrikut.

13:50
Zhegrova nuk është më në planet e Juventusit, zbulohet çmimi që bardhezinjtë kërkojnë për yllin e Kosovës

Juventus po planifikon të nxjerrë në shitje sulmuesin Edon Zhegrova pas vetëm një sezoni me klubin, me një çmim fillestar prej 12-13 milionë eurosh, sipas raportimeve të fundit.

13:41
Gjenden eksplozivë në bordin e dronit detar ukrainas, dyshohet se do të godiste anijen ruse/ Krizë diplomatike mes Greqisë dhe Ukrainës

Me shqetësim të madh po e ndjek qeveria dhe opinioni grek ngjarjen e një dite më parë në ishullin Lefkada në Detin Jon, ku një dron detar ukrainas u gjet në një shpellë të brigjeve të ishullit.

13:35
Zgjedhjet lokale në Britani/ Laburistët pësojnë goditje të fortë, rritet mbështetja për Reform UK

Rezultatet e deritanishme dhe të pjesshme nga zgjedhjet lokale në Britani po dëshmojnë parashikimin se laburistët do të përjetonin një kasaphanë elektorale, dy vjet pas ardhjes në pushtet, të cilat nënkuptojnë fundin e drejtimit të vendit nga kryeministri aktual, Sir Keir Starmer.

13:27
Lëvizje e papritur në Premier League, klubi anglez kërkon shërbimet e Frank Lampard

Crystal Palace ka ndërmarrë një lëvizje të guximshme për të emëruar Frank Lampard si trajnerin e ri të klubit.

13:16
“Vala e opozitës nuk do të ndalet”/ Tubimi përpara Kryeministrisë, Berisha: Protestat janë zëri më i fuqishëm i shqiptarëve dinjitozë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një konferencë me gazetarët, pak orë përpara protestës së radhës të opozitës.

13:02
BE financon projektin 11 milionë euro për bashkitë. Rama: Dixhitalizimi problem për pushtetin vendor. Gonzato: Asnjë njësi s’do mbetet pas

Bashkimi Europian do të financojë një projekt për nevojat reale të komuniteteve në bashkitë e vendit si dhe rritjen e kapaciteteve teknike në administratën lokale.

12:58
Video/ Tifozët në “festë”, Shakira zyrtarizon këngën e re për Botërorin 2026

Këngëtarja kolumbiane, Shakira, ka ndarë një paraprirje të këngës së re zyrtare për Kupën e Botës 2026 në rrjetet sociale.

12:52
Lufta ka humbës dhe fitues, ja cilat janë industritë dhe kompanitë që kanë përfituar më shumë financiarisht nga konflikti në Lindjen e Mesme

Ndërsa familjet në të gjithë globin numërojnë kostot e luftës SHBA-Izrael në Iran, disa kompani kanë numëruar fitime të mëdha gjatë saj.

12:49
Gjykata amerikane “rrëzon” tarifat e reja të Trump: Nuk justifikohen me ligjin tregtar

Një gjykatë federale në SHBA i hodhi poshtë tarifat globale prej 10% të vendosura nga presidenti Donald Trump, e doli në përfundimin se këto masa nuk justifikohen me ligjin tregtar të vitit 1974.

12:46
OKB jep alarmin: Njerëzimit i kanoset një “pandemi dixhitale”

Nëse shtyllat kryesore të botës dixhitale do të dëmtoheshin papritur, pasojat do të ishin shkatërrimtare për shumicën e njerëzve.

12:45
“Rrugëtimi europian i Shqipërisë nuk nis nga Brukseli ose Tirana, por…”/ Prezantohet programi i BE, Gonzato: Do përfitojnë të gjitha bashkitë

Ka nisur në Durrës EU4Municipalities II, programi strategjik për forcimin e pushtetit vendor dhe mbështetjen e rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

12:30
Bayerni i hap “luftë” Barcelonës, gjermanët nisin zyrtarisht tratativat për yllin anglez të sulmit

Bayern Munich ka nisur zyrtarisht bisedimet me Newcastle Upër një lëvizje surprizë të sulmuesit anglez Anthony Gordon.

12:16
Integrimi europian i Shqipërisë, Dhuka: Sfida tani është mbyllja e negociatave me rezultate të pakthyeshme

Nga mbledhja e Këshilli Kombëtar të Integrimit Europian ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka vlerësoi progresin e arritur nga institucionet shqiptare, duke përmendur Kuvendin, qeverinë dhe institucionet e drejtësisë, përfshirë SPAK, GJKKO, Prokurorinë e Përgjithshme, gjykatat dhe këshillat e sistemit të drejtësisë, për forcimin e shtetit të së drejtës dhe avancimin e reformave.

12:00
Ekskluzive/ Angli, arrestohet “Fania i Beratit” ish ushtari i Talo Çelës, ishte lënë i lirë me kusht

I kërkuari drejtësisë shqiptare Irfan Azizi në proces ekstradimi ka thyer lirinë me kusht dhe është arrestuar në Angli.

11:43
Vendimet e Bordit të Transparencës/ Bie sërish çmimi i naftës, ja sa do të shitet benzina

Në mbledhjen e kësaj të premte, Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e naftës dhe benzinës.

11:38
“Nuk kishte asnjë armëpushim simbolik”/ Zelensky akuzon Rusinë për sulme të reja gjatë natës: Do përgjigjemi me të njëjtën monedhë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka denoncuar numrin e madh të sulmeve ruse ndaj Ukrainës gjatë natës, duke theksuar se Moska nuk tregoi asnjë përpjekje simbolike për armëpushim me rastin e festës ruse të Ditës së Fitores më 8-9 maj.

11:34
Era e fortë vijon të krijojë probleme në Vlorë, dy pemë rrëzohen dhe bllokojnë rrugët

Era e fortë që ka përfshirë qytetin e Vlorës ka sjellë edhe pasojat e para.

11:29
Pakti para zgjedhjeve, Vjosa Osmani kryesuese e listës së LDK-së dhe kandidate për Presidente, Abdixhiku numri 2 dhe kandidat për Kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet t’i hyjë garës në zgjedhje me dy kandidatura, me synim për të marrë postin e Kryeministrit dhe Presidentit të vendit.

11:27
Nis zbatimi i projektit për tregun e frutaperimeve në Vlorë, policia rrethon ambientet, nuk lejon tregtarët të futen

Rrethohet kantieri për zbatimin e projektit të tregut të frutaperimeve në Vlorë, një projekt i financuar nga fondi shqiptar i zhvillimit, në vlerën e 115 milionë lekëve.