Që nga 21 marsi kanë nisur zërat se dhoma e zhveshjes së Real Madridit ishte e acaruar me Vinicius, me qëndrimin dhe sjelljen e tij në fushë, si ndaj shokëve të ekipit, ashtu edhe në sjelljen e tij.

Marrëdhënia e ngushtë e brazilianit me trajnerin e ekipit, Alvaro Arbeloa, ishte e habitshme. Kjo marrëdhënie ishte e dukshme në fushë, ku braziliani është bërë i paprekshëm dhe është shumë larg situatës nën drejtimin e Xabi Alonsos.

Që nga mbërritja e 43-vjeçarit nga Salamanca, ai ka humbur vetëm një ndeshje, atë kundër Valencias, për shkak të plotësimit të kartonëve të verdhë.

Por ka edhe një element tjetër shumë të rëndësishëm për t’u marrë në konsideratë. Dhoma e zhveshjes është e bindur se braziliani është “spiuni” i Alvaro Arbeloas.

Ata mendojnë se ai është personi që i tregon gjithçka që ndodh pas dyerve të mbyllura kur trajneri i Real Madridit nuk mund të hyjë. Kjo e ka bërë zhgënjimin me brazilianin edhe më të madh se sa ishte.

Tani, pra, pyetja është se kush do ta marrë stolin e Real Madridit dhe si do ta trajtojnë Vinicius. Sidomos, pasi ai ende nuk e ka rinovuar kontratën, që skadon më 30 qershor 2027.

Nëse ata nuk bien dakord për një zgjatje, anësori do të jetë i lirë të negociojë me çdo klub që nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

 

 

 

 

Top Channel