Në Administrative për të mbështetur Veliajn, aktori Robert Ndrenika për kryebashkiakun: Djalë i rritur me probleme, nuk i kuptoj akuzat për të

08/05/2026 16:05

Aktori i mirënjohur shqiptar Robert Ndrenika ishte sot në Gjykatën Administrative në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj lidhur me çështjen kundër prokurorit të SPAK Olsi Dados.

Në dalje për mediat aktori tha se nuk i kishte kuptuar asnjëherë 13 akuzat që SPAK ka ngritur kundër tij.

Ndrenika komentoi dhe deklaratën e bërë brenda në sallë ku i tha Veliajt se “çfarë të ka mbetur nga burgu, vij e bëj unë për ty”.

Robert Ndrenika: Isha i pranishëm në gjyq sepse e njoh që në fëmijëri. E kam ndjekur që në fëmijëri, është djalë jetim, i rritur me halle me probleme. Që në fillore ka qenë filozof fëmijë. Arsyeja ishte edhe që ka ndihmuar shumë teatrin dhe artistët. Mirë mu duk, nuk kishte ndryshuar mendoj.
Gazetari: E pamë që i dhe edhe këshilla, që e bëj unë burgun për ty.
Robert Ndrenika: Po të jetë nevoja edhe e bëj. E përballoj. Unë nuk i kam kuptuar akuzat ndaj tij.

Top Channel