Padia e Veliajt në Administrative/ Gjykata shtyn seancën ndaj prokurorit të SPAK, Ndreca: Na shtuan dyshimin që ka presion
Në Gjykatën Administrative po mbahet seanca për padinë e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndaj prokurorit Ols Dado.
Në fjalën e tij, Veliaj u shpreh se e gjithë Shqipëria e di që Ols Dado nuk është prokuror dhe se ka shprehur zhgënjim që procesi po mbahet në “errësirë”.
“E di gjithë Shqipëria që Ols Dado nuk është prokuror. Ka konflikt interesi ILD-ja. Shpreh zhgënjimin që duan errësirë për këtë proces. I nderuar gjyqtar, ju falënderoj për fjalën, por kjo vjen pas një shqyrtimi, me vendimin e ndërmjetëm, prisja të kishte transparencë; ky proces ka lulëzuar në errësirë. KLP duhet të mbrojë gazetarët, të mbrojë veten e vet. KLP ka kthyer një përgjigje se kush është caktuar para nesh; të gjithë duhet të kërkonim transparencë, ka një palë që do errësirë dhe një palë që do dritë”, tha Veliaj.
Top Channel